Fermerët 100% përfitues të subvencioneve/ Krifca: Prodhimi i serrave i kontraktuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje


Fermerët që prodhojnë perime në serra në Poliçan kanë arritur që përpara mbledhjes së produkteve të tyre, t’i kenë të kontraktuara nga pikat e grumbullimit për eksport.

Ata shprehen të kënaqur për rezultat e prodhimeve që vijojnë të marrin në fermat me serra, pasi, siç thonë vetë, cilësia e prodhimit i garanton shitjen.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ishte në fshatin Hoxhaj, Poliçan, ku së bashku me kryetarin e bashkisë, Adriatik Zotkaj, iu bashkuan për një bisedë fermerëve që prodhojnë e punojnë duke zgjeruar hartën e sipërfaqes me serra në prodhimin e perimeve të freskëta.

Falë mbështetjes nga programet mbështetëse të qeverisë dhe punës së palodhur, ata e kanë kthyer Hoxhajn në një nga zonat më të rëndësishme të vendit për furnizimin me prodhime me cilësi të lartë për tregun vendas, por edhe për eksport.

Zotkaj falenderoi ministren Krifca për të gjithë mbështetjen e dhënë në nxitjen dhe zhvillimin e investimeve në bujqësi, teksa vuri në dukje se “fermerët në këtë fshat janë 100 % përfitues të subvencioneve në bujqësi”.

Duke u ndalur në modelin e veçantë që është krijuar në fshatin Hoxhaj, ku sipërfaqe të tëra toke janë mbuluar me serra të standardeve më të mira, ministrja Krifca tha se, “prodhimi bujqësor këtu është një burim shumë i mirë furnizimi edhe për agroturizmet, që po shtohen në këtë rajon”.

“Gjithmonë shoh sipërfaqe të shtuara me serra. Fakti që këtu kemi të rinj që kanë zgjedhur të prodhojnë dhe të vazhdojnë traditën e familjes së tyre, dëshmon se Hoxhaj është kthyer në një qendër të rëndësishme të prodhimit edhe për eksport, ku trangulli, speci, domatja prodhohen në një cilësi të lartë dhe shkojnë në tregje me vlerë të shtuar të Europës, duke sjellë edhe më shumë të ardhura për fermerët”, u shpreh Krifca.

Ministrja tha se, “ne e kemi shtuar buxhetin për mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve, kemi futur masa të posaçme për mbështetjen e serrave të reja falë projektit të IPARD, ndërsa kemi mbështetur fermerët për zëvendësimin e plastmasit dhe vitin e kaluar shtuam një masë të re, rimbursimin për farërat dhe fidanët që prodhojnë në serra”.

Lexo edhe :  Pagat e jugut “boshatisin” Tiranën nga kamarierët

“Kështu dhe Amarildo, të cilin e kemi mbështetur për punimet e mekanizuara me naftë, si dhe me masën e farërave dhe fidanëve të certifikuar, është një nga të rinjtë që me dëshirë i përkushtohet bujqësisë e prej tre vitesh familja e tij, përmes pikave të grumbullimit të zonës, eksporton në rajon dhe Evropë”, u shpreh Krifca.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët ministrja u njoh nga afër me punën dhe rezultatet e tyre në prodhimin në serra, teksa fermerët i treguan për interesin e lartë të pikave të grumbullimit për prodhimet e zonës.

“Këtë vit tregu ka kërkesa të shumta për eksport. Kërkesat për domaten, specat dhe kastravecin janë të shumta, nuk është nevoja që prodhuesit të gjejnë tregun, por këtë vit tregtarët po kërkojnë fermerët”, i thanë ata ministres, të kënaqur nga prodhimi dhe të ardhurat e siguruara.

Ministrja i garantoi fermerët dhe sipërmarrësit e rinj në bujqësi, të pranishëm në këtë bashkëbisedim, për më shumë mbështetje dhe investime që nxisin prodhimin bujqësor vendas dhe ekonominë rurale.

“Politika jonë me mbështetjen që i ka dhënë ndërtimit të pikave të grumbullimit, qoftë në zgjerimin e kapaciteteve apo standardeve që sigurojnë seleksionimin e produkteve cilësore dhe paketimin e tyre që të shkojnë në eksporte, ka dhënë rezultatet e duhura, pasi ka lidhur direkt produktin nga ferma në pikën e grumbullimit me tregjet ndërkombëtare”, tha Krifca.

Ministrja theksoi se, “bujqësia është një kantier i hapur në vijim, për të cilin do të shtojmë më shumë punë dhe mbështetje, me qëllim forcimin e pozitave të fermerëve tanë dhe ekonomisë së tyre për të tërhequr brez pas brezi të angazhuarit në bujqësi si biznesin më të mirë për ekonominë familjare dhe të vendit”.

Të fundit

Zhduket 35-vjeçari në Dibër, babai: Më ka ikur djali nga shtëpia

Një 65-vjeçar është paraqitur në Komisaritatin e Dibrës teksa ka denoncuar humbjen e djalit të tij. 65-vjeçari me iniciale Sh....

Plagosja e çiftit në Kavajë, gjendet e fshehur në mur arma e krimit

Policia e Kavajës bën me dije se është gjetur arma me të cilën dyshohet se Shpëtim Osma plagosi çiftin e bashkëshortëve Sami dhe Nedire...

Pjerin Ndreu: Nuk jam i sigurt nëse lojtarët tanë do lënë shpirtin në fushë me Serbinë

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka befasuar me një postim në Facebook, duke thënë se ka dyshime për lojtarët e kombëtares shqiptare, nëse...

“Formacionin e kam në tru! Serbia ka ekip të fortë, por Shqipëria ime…”

Sylvinho, në konferencën e sotme për shtyp një ditë para ndeshjes me Serbinë, deklaroi se e ka në mendje formacionin që do të provojë...

Miqësia mbaroi! Trump nxjerr në shitje makinën që i dhuroi Elon Musk

Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë për të shitur makinën e tij Tesla, një veprim që duket se vjen si rezultat i përplasjes...

Lajme të tjera

Web TV