Si ministër i Brendshëm/ Balla “fut këmbët” duke goditur të vetët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla e ka nisur punën e tij me goditjen e njerëzve të Partisë Socialiste në Rrogozhinë ku pati përplasje mes familjes së kandidatit të Partisë Socialiste dhe një grupi xhirimi mediatik.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me operacionin e koduar “Rrjeti” të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria e Elbasanit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar duke theksuar se operacione të tilla do të jenë të shpeshta. Balla ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit për këtë operacion dhe thekson se pret më shumë goditje si kjo. “Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar. Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar “Rrjeti”. Pres më shumë goditje si kjo”, ka shkruar Taulant Balla. Edhe pse ministri i ri ka pasur lidhje me Elbasanin, duke qenë deputet dhe i deleguar, ai e nisi goditjen e parë nga ky vend. Nga megaoperacioni “Rrjeti” i cili u zhvillua më 29 qershor nga Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria Elbasan, janë goditur katër grupe kriminale ku ranë në pranga 50 persona, të cilët prodhonin dhe shpërndanin lëndë narkotike në qytete të ndryshme të vendit tonë. Deri tani në kuadër të këtij megaoperacioni janë vënë në pranga 54 shtetas si dhe janë sekuestruar sasi të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme. Policia e Rrogozhinës ka shoqëruar Arif dhe Agim Memollën, xhaxhallarët e kandidatit të PS Edison Memolla, pasi këta të fundit kanë kanë kërcënuar grupin e xhirimit të një prej televizioneve.
Ndërsa gazetarja dhe grupi xhirues kanë qenë duke bërë detyrën, këta persona nuk i kanë lejuar të xhirojnë. Pas njoftimit të policisë nga ana e stafit të këtij televizioni, është bërë dhe shoqërimi i të afërmve të Memollës. Kështu aktin e parë në detyrën e tij të re si Ministër i Brendshëm, Taulant Balla e ka nisur me ndalimin e njerëzve të kandidatit të Partisë Socialiste. “Policia e Shtetit e çmon shumë të vlefshme dhe të rëndësishme punën e gazetarëve, si dhe marrëdhënien e tyre me Policinë e Shtetit, prandaj në këtë kuadër i siguron gazetarët se do të kenë gjithmonë mbrojtjen e Policisë, si dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit, ndaj kujtdo që tenton të cenojë apo pengojë gazetarët në përmbushjen e misionit të tyre”, njofton mes të tjerash policia.

Të fundit

Aksion si në filma në kryeqytet/ Efektivë të shumtë policie neutralizojnë një person

Një skenë aksion, si të ishte duke u xhiruar një film, u regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në...

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona janë arrestuar në kuadër të...

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla...

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik...

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të cilin kritikoi ashpër ndërhyrjen ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV