Goditjet nga temperaturat ekstreme, simptomat dhe ç’duhet të bëni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këto ditë temperaturash ekstreme, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike një listë të simptomave të goditjes nga i nxehti, në mënyrë që njerëzit t’i diktojnë në kohë dhe të mund të ndërmarrin veprimet e duhura për të ulur rrezikun.

Sipas ISHP, goditjet nga nxehtësia ekstreme janë një nga ndërlikimet më të vështira të stresit termik.

Kjo gjendje shkaktohet në kushtet e temperaturës së jashtme dhe nivelit të lartë të lagështirës së ajrit, si dhe për shkak të punës me ngarkesë fizike.

Nga ekspozimi intensiv i organizmit në diell shkaktohet rritje e menjëhershme e temperaturës së trupit, mbi 41 gradë, brenda një periudhe të shkurtër kohore 10- 15 minuta.

Shenjat e goditjes nga nxehtësia janë:

  • Temperatura e lartë e trupit (mbi 40°C).
  • Lëkura e thatë dhe e nxehtë.
  • Frymëmarrja e vështirësuar.
  • Takikardia-ritmi i shpejtë i zemrës (169/180 rrahje në minutë).
  • Tensioni i ulët i gjakut.
  • Marramendja, dhembja e kokës, të lodhurit.
  • Përzierja e barkut dhe të vjellat, ngërçet, përhumbja, të ecurit e pasigurtë.
  • Humbja e vetëdijes.
  • Mungesa e djersitjes.

Nëse tek dikush vërehen simptomat e goditjes nga nxehtësia është e domodoshme që brenda një kohe sa më të shkurtër t’i ulet temperatura dhe t’i ofrohet ndihma e parë e domosdoshme.

Është e nevojshme që

  • Të dërgohet personi në një dhomë të ftohtë ose në hije.
  • Të çlirohet nga rrobat e tepërta.
  • Të freskohet duke ia larë faqet me ujë të ftohtë, duke e vënë në vende të freskëta dhe të ajrosura.
  • Nëse është në gjendje të vetëdijshme t’i jepet të pijë lëngje (pa kafeinë dhe alkool).

Gjithashtu rekomandohet zgjedhja e rrobave e përshtatshme për kushtet klimatike, pëlhurat e me ngjyra te çelta, materiale natyrore, rihidratimi i rregullt e freskimi i herëpashershëm.

Të fundit

Koçiu viziton fëmijët e parë të vitit 2025/ Paketa e infertilitetit do jetë falas

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u dha mëngjesin e kësaj të mërkure bonusin dy binjakëve që bekuan të parët...

Filmat më të mirë për vitin 2024

Nga “Inside Out 2” filmi i animuar me më shumë fitime deri tek “Joker 2” që dështoi t’i bëjë përshtypje kritikëve dhe audiencës janë...

“Njerëz dhe fate 3” më shpejt nga se e mendonim, Arben Derhemi zbulon kur nisin xhirimet

“Njerëz dhe fate 3” po “gatuhet” dhe data e nisjes së filmit do të jetë më e afërt nga se e mendonim. Aktori Arben...

Ndodh edhe kjo! Shkencëtarët ndërtojnë syze VR për minjtë

Shkencëtarët kanë ndërtuar syze të vogla VR për minjtë, në mënyrë që ata të mund të studiojnë më mirë se si sillen kafshët. Studiuesit në...

“Pse bëni zhurmë në pallat?”/ Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e babë e bir

Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Kristjan Thaçi plagosi me thikë dy komshinjtë e tij dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV