Nicolas Aujula thotë se është mësues shpirtëror. Ai rrrëfen se ka parandjerë koronavirusin. Madje, Aujula pretendon se parashikoi pandeminë që po kalon bota sot dhe se ‘e pushtoi një ndjenjë e keqe’ kur pa lajmet që tregonin shpërthimin e tij në Kinë.
Pas këtij çasti, ai mendoi se parandjenja e tij po niste të bëhej realitet. Në një rrëfim për tabloidin britanik i riu thekson se kishte vizione që më parë për një shpërthim të gripit që buronte nga kafshët dhe ai do ta prekte botën në vitin 2018.
Sipas The Mirror, kur dëgjoi për COVID-19, djali nga jugu i Londrës, thotë se “e kuptova që po bëhej realitet”.“Këto vizione më erdhën në fund të vitit 2018. Mbaj mend që kam parandjerë një virus që do shpërthente e do të prekte botën, isha i vetëdijshëm që vinte nga kafshët blegtorale dhe fjala ‘grip” më shfaqej, e mbaj mend si tani. Këto fjalë gjithmonë më kanë qëndruar në kokë. Disa muaj më vonë në mars, pashë një ëndërr që më shqetësoi dhe zgjoi nga gjumi. Që kur koronavirusi filloi të prekë personat e parë në Kinë në fund të vitit 2019, atëherë kuptova se po bëhej realitet”, rrëfehet mësuesi shpirtëror.