“O vëlla kthe lekët”/Rezart Veleshnja ironizon arratisjen e Ahmetaj: Do vjedh dhe unë..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Rezart Veleshnja ka reaguar së fundmi në lidhje me hetmin e nisur ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati teksa SPAK ka një urdhër-arresti për të.

Në një reagim, Veleshnja shprehet se nuk mjafton vetëm dënimi me burg për ish-ministrin, por i drejtohet atij duke i kërkuar të kthejë paratë që ka vjedhur.

“Një gjë nuk arij të kuptoj unë: Vjedh ministri lekët, merr makinën dhe ikën në Angli dhe të gjithë thonë që, do bëjë burg ai për këtë që bëri.

Ore ç’është ky muhabet? Ashtu po e bëj dhe unë po vjedh arkën e shtetit, po vjedh nga 30 milionë euro dhe po ju them ‘më prangosni ju lutem, le të bëj 5 vjet burg!’ O vëlla kthe pasurinë vëlla!

Të kthejë paret që ka marrë, t’i sekuestrohet ajo pasuri dhe të kthejë lekët. Është dëm i madh që i ka bërë popullit, se janë taksat tona.

Vithka Beni, bëka 5 vite burg, po hajt se i bëj unë 5 vite burg për qejf, vetëm jo me Safet Gjicin aman se ai shef mishin.”- shprehet aktori.

Të fundit

Lulzim Basha: “Artur Zheji, mik i rrallë dhe intelektual i pashoq”

Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji. “I pabesueshëm...

Fëmijëve izraelitë u refuzohet hyrja në një park të aventurave në Francë

Një incident i pazakontë ndodhi në jug të Francës, ku rreth 150 fëmijë izraelitë nuk u lejuan të hynin në parkun aventuror Tyrovol, një...

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Rama: Lamtumirë mik! Gjetsh matanë paqen për shpirtin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Në një mesazh të shkurtër, por...

Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi, publikon pamjet

Reperi i njohur ka vendosur të bëjë një hap të guximshëm jashtë botës së muzikës, duke hapur një çerdhe moderne me emrin “HanaKids”, e...

Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

Policia e Kosovës ka zbuluar një parcelë me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të Gjilanit. Sipas njoftimit zyrtar, bimët narkotike...

Lajme të tjera

Web TV