Pse duhet të konsumoni ujë me limon? Ja përfitimet shëndetësore që sjell

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mënyra se si e nisim ditën tonë është mjaft e rëndësishme për mënyrën se si vazhdon dita jonë.

Trupi ynë është i përbërë nga organe dhe inde, të cilat zgjohen të dehidratuara dhe në nevojë të dëshpëruar për ujë, në mënyrë që të largojnë toksinat dhe të ripërtërijnë qelizat tona. Për ta bërë këtë gjë, nuk duhet të shohim përtej një gote me ujë të ngrohtë dhe limon për ta nisur ditën në mënyrën e duhur.

Receta e përgatitjes është e thjeshtë. Shtrydhni një gjysmë kokrre limoni në një gotë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë në mëngjes ka rëndësi, sepse ndihmon në zgjimin e gjithë trupit, ndërkohë që uji i ftohtë mund t’i dëmtojë organet tona. Përgjatë pjesës tjetër të ditës mund ta konsumoni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, ose të ftohtë, sipas preferencave tuaja.

Shumica prej nesh nuk marrin mjaftueshëm ujë përgjatë ditës dhe uji është i rëndësishëm, pasi përbën 60% të peshës sonë trupore. Shtimi i limonit në ujë do të thotë marrje edhe e vitaminës C, hekurit, kalciumit, kaliumit dhe fibrave të pektinës. Për të mos harruar janë edhe përbërësit antibakterialë, të cilët ndihmojnë në mbajtjen të shëndetshme të organizmit.

Shumë njerëz e përdorin ujin me limon edhe si një zëvendësues të kafesë, ndaj, nëse po përpiqesh t’i largohesh sadopak kafeinës, uji i ngrohtë me limon mund të të ndihmojë në këtë proces. Më poshtë do të lexoni 20 arsyet se pse duhet të pini rregullisht ujë me limon përgjatë ditës:

Reduktohet risku për infarkt në zemër, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.
Pastron lëkurën dhe redukton shenjat e plakjes, duke përfshirë edhe eliminimin e rrudhave.
Vepron si detoksifikues dhe sipas një studimi, uji me limon ka aftësinë të kryejë gjithë funksionet e mëlçisë.
Përmirëson humorin dhe ekuilibron emocionet.
Balancon nivelet e pH-it në trup.
Përmirëson shenjat e inflamacionit dhe vepron si një reduktues i dhimbjes së lehtë.
Ndihmon në shërimin nga dhimbja e kokës.
Lehtëson diskomfortin si pasojë e konstipacionit (kapsllëkut).
Shton oreksin dhe kontribuon në shtimin në peshë, në rast se jeni nënpeshë.
Përmirëson aromën e frymës suaj.
Qetëson dhe rregullon aparatin respirator.
Lehtëson infeksionet e traktit urinar.
Parandalon dehidratimin dhe lodhjen e veshkave.
Rregullon metabolizmin tuaj.
Parandalon lodhjen e trurit në punë, apo në shkollë.
Forcon sistemin tuaj imun.
Redukton prodhimin e mukusit në rrugët e ajrit.
Pastron organet e brendshme dhe i ndihmon ato të funksionojnë në mënyrë optimal.

Të fundit

Tre shenjat e zodiakut që e urrejnë ditën e Shën Valentinit!

14 shkurti është vetëm pak ditë larg dhe gjithçka rreth nesh duket e mbushur me lule, çokollata dhe plane romantike....

“Kam ndërprerë ushqimin”/ Ilir Meta audio-mesazh nga bugu: Më ka KËRCËNUAR…

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një audio-mesazhi, teksa ka bërë një deklaratë të rëndë. Ilir Meta: Të dashur...

Tirana në 105 vjetor

Nga Fatos Çoçoli Si një femijë që e sheh çdo ditë të rritet, ne nuk arrijmë të kuptojmë hapat gjigande të kryeqytetit. Dje, në 105 Vjetorin e saj, Tirana numëroi mbi...

Zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Konstantinos Tassoulas, është zgjedhur sot si Presidenti i ri i Republikës së Greqisë. Ai do të betohet në detyrë më 13 mars, kur i...

Rijetëzimi i sheshit “Nënë Tereza”/ Rama: Sheshit i shtohet edhe parkimi nëntokësor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin inovativ që synon të sjellë një instalim të lëvizshëm, miqësor me mjedisin dhe fleksibël për nevojat...

Lajme të tjera

Web TV