Meterologu sqaron deri kur do zgjasë vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e të nxehtit afrikan me temperatura të larta ka përfshirë prej ditësh Shqipërinë dhe shumë vende të tjera të rajonit.

Meterologu Hakil Osmani në një lidhje direkte për “Shqipëria Sot” ka dhënë detaje në lidhje me këtë valë të nxehti që sipas tij do të jetë prezente në vendin tonë deri në fund të muajit.

Osmani ndër të tjera ka theksuar se është e rëndësishme që të bëjmë kujdes pasi temperaturat në pikun e tyre mund të shkojnë edhe më shumë se 43 gradë.

Edhe gjatë kësaj jave do të kemi këto temperature të nxehta, vala e të nxehtit pritet që të ngelet deri më datë 27 apo 28 të këtij muaji. Të enjten dhe të premten pritet që në vendin tonë temperaturat të shkojnë deri në 42 apo 43 gradë Celsius. Qytetet me temperaturat më të larta do të jenë Berati dhe  Gjirokastër me vlera 43.3 dhe 43.5 gradë.

Fundjava do të sjellë një rënie të lehtë me 1 apo me 1.5 gradë që do të jetë e pandjeshme, por sërish në javën e ardhshme do të kemi një rritje temperaturash, ku Elbasani, Gjirokastra Berati do të shënojnë 43 gradë dhe në Tiranë, Shkodër dhe në Fier me 42 gradë, por janë temperature të matura në hije se në diell janë shumë më të larta”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Osmani është shprehur se është e rëndësishme që të gjithë personat që kanë zgjedhur të pushojnë pranë bregdetit të bëjnë kujdes me orët e drekës, pasi temperature e ajrit është 42 gradë dhe ajo e ujit 20 gradë që çon në rritjen e rrezikshmërisë për shëndetin.

“Edhe në bregdet temperaturat janë deri në 39 gradë, dhe nëse ne do të qëndrojmë në diell gjatë drekës ne do të përjetojmë temperaturat 42 apo 43 gradë, dhe të futemi në ujë ku temperatura do të jetë 20 gradë do të sjellë shumë problem.

Është e mira që qytetarët është më mirë që në det të jenë më shumë gjatë pasditeve. Bregdeti është një ndër zgjedhjet më të mira pasi temperaturat janë deri në 4 gradë më të ulëta, një tjetër zonë është edhe juglindja pasi temperaturat do të jenë deri në 37 gradë dhe përjashtim në këtë bën Kukësi me 41 gradë. E këshillueshme është që të vizitohet juglindja”, është shprehur Osmani.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV