“Shite Shqipërinë për 1 euro”/ Balluku i kthehet Berishës: Ti nuk i afrohesh dot…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u bëri thirrje deputetëve të opozitës të flasin me argumente dhe jo me fyerje.

Teksa replikonte me ish-kryeministrin Sali Berisha, Balluku nënvizoi se opozita ka të drejtën të argumentojë dhe nëse ka fakte t’i drejtohet gjykatës, por ofendimet nuk pranohen.

“Qiratë me një euro i ke shpikur ti, me sloganin “Shqipëria një euro”. I vure një tabelë shitje Shqipërisë me 1 euro. Mos hajde këtu të flasësh për “Shqipërinë me 1 euro”.

Ti s’më bën asnjë lloj përshtypje. Unë i kam mbijetuar shefit tënd, je një biskotë e butë për mua. Jam e mbijetuar e sistemit të Enver Hoxhës”, tha Balluku, teksa i përgjigjej Berishës, që e akuzonte pa mikrofon.

“Meqë po i drejtoheni zonjës me dorë, nëse ti ke akuza çojini atje ku duhet t’i çoni. Drejtohuni SPAK-ut, por ti s’i drejtohesh dot SPAK-ut, se nuk i afrohesh dot atij institucioni. Ajo po përgjigjet për akuzat që ju i keni bërë.

Tregoni respekt. Nëse është e fajshme apo jo, zonja Tabaku, ka kush e vendos. E respektojmë shumë punën e opozitës, patjetër me argumente, hajde flisni, por s’doni të bëni këtë detyrë”, vijoi Balluku.

Të fundit

‘Non-grata’ e Berishës e pakthyeshme/ Ngjela: Shpresa te Trump e kotë

Avokati i njohur, Spartak Ngjela theksoi dje në një intervistë televizive se vendimi i non gratës për Berishën është...

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë

Një çift italian në një video në rrjetet sociale, krahasoi blerjet që mund të bëheshin me 100 euro në një supermarket në Shqipëri dhe...

Një ish-banore nga edicioni i kaluar…/ Zbulohet kush do të prezantojë “BBV Fan Club”

Shumë pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit “Big Brother VIP Albania 4”. Ndërsa përgatitjeve po u vjen fundi, është zbuluar se kush...

Industria fason ‘në buzë të greminës’, bien ndjeshëm punësimi dhe pagat

Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimit, shitjes dhe pagave. Sipas të...

Premtimi i Berishës/ “Nëse vij në pushtet, do heq notën mesatare në universitete”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e sotme takim me pedagogët në selinë e PD-së. Berisha premtoi se nëse vjen në pushtet do...

Lajme të tjera

Web TV