Shkuesi nga Kosova që ka lidhur 340 çifte: Ja qytetet në Shqipëri që më kërkojnë nuse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Enver Dajaku, shkuesi popullor apo siç njihet ndryshe në Kosovë, Msiti, i cili deri më sot ka lidhur mbi 340 çifte në Shqipëri dhe Kosovë.

”Zakonisht mosha që vjen tek unë është tek 35 vjeç, por ka dhe më të vjetër duke nisur nga 50 vjeç e lartë, ndërsa ka më shumë meshkuj se femra” tha Enveri në fillim të intervistës në një lidhje direkte nga Skënderaj në Kosovë.

“Unë kam mbi 25 vite që merrem me këtë punë dhe zakonisht janë prindërit e fëmijëve që më kontaktojnë, por nuk kanë munguar dhe vetë djali apo vajza që të shprehin interes” shtoi ai. I pyetur nga moderatorja për prejardhjen e “klientëve” të tij, Enveri tha se janë nga e gjithë Kosova, por së fundmi nuk kanë munguar dhe shkuesitë me Shqipërinë.

”Qytetet që më kontaktojnë më shpesh në rrjete sociale janë Berati dhe Kukësi, por dhe qytetet e tjera nuk mbeten pas” vazhdoi Enveri.

Më pas ai u ndal tek “teknika” e përzgjedhjes së djalit dhe vajzës, ku tregoi se fillimisht ai kalonte kohë me djalin apo me vajzën, pra bënte një lloj analize kriteresh apo analizë psikologjike për temperamentin, për kërkesat specifike, shkollimi, pretendimet, dëshirat dhe pasi bindej se e kishte krijuar një perceptim besimi për djalin apo vajzën, priste që të përkonte me gjysmën tjetër të cilën e kontaktonte në një moment të dytë.

”Këtë punë e kam nisur fillimisht para luftës në Kosovë, por në atë kohë nuk kam mbajtur një listë të rasteve të suksesshme, thjesht e bëja për kënaqësi personale, ndërsa më pas vendosa që këtë aftësi t’a kthej në profesion” tha Enveri.

Lexo edhe :  Kandidoi në listë të hapur dhe mbeti jashtë Kuvendit, Berisha flet për Ilir Metën

I pyetur nga moderatorja për pagesën, ai tha se nuk i thotë gjë askujt për pagesë, njerëzit nëse janë të kënaqur, japin siç e ndjejnë, pra më shumë e ka si një kënaqësi sesa profesion. Më pas Enveri foli dhe për pikën deri ku ai mund të ndërhyjë gjatë prezantimit.

”Unë u jap një mundësi të dyve, u futem garant, por çdo gjë varet si shkon, pra nuk kam statusin e suksesit 100 % nëse ata të dy nuk duan të vazhdojnë” shtoi në fund të bisedës Enveri, shkuesi nga Skënderaj.

Të fundit

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna,...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka sjellë jo vetëm ankth e pasiguri mes...

Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV