Ekonomia e dobët/ Shqipëria ‘perla’ e turizmit për të huajt por jo për vendasit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ram Zela është 61 vjeç, dhe gjatë gjithë jetës së tij ka bërë vetëm dy herë pushime, një herë në plazhin e Durrësit dhe herën tjetër në atë të Tales në Lezhë.

Ekonomia e dobët ka bërë që as këtë vit të mos planifikojnë pushime.

“Pushimet në Kukës, në shtëpi. Nuk kemi mundësi ekonomike. I pa punë. Vetëm liqenin e Kukësit me raste. Kam pas raste në Durrës, 5 ditore. Trajtohemi me ndihmë ekonomike. Dy herë kam bërë pushime gjatë jetës.
Një herë në Tale të Lezhës, njëherë në Durrës”, tha një qytetar, Ram Zela .61 vjeç.

Si ai, të shumtë janë ata qytetarë që nuk kanë asnjë mundësi që të pushojnë.

Mes tyre dhe të rinj, të cilëve rroga nuk u mjafton për të ushqyer familje “Ku do i bëni pushimet këtë verë? Në shtëpi. Se është më lirë shtëpia”

“Ku do pushoj këtë verë? Me asnjë vend. Nuk kemi të ardhura. Kemi pagat e vogla. Nuk kemi lekë. 400 euro mujore paga. Nuk na del, absolutisht. Këtu kam shtëpinë, por punoj në Kosovë. Varfëri e madhe. Jashtë vendit kam dal vetëm për të punuar, në të zezë”, tha një i ri.

“Ne jemi pensionistë, jo. I kemi pensionet shumë të ulëta . Po shkumë ndonjë ditë rastësisht ok. Jashtë nuk i kapim dot”, tha një tjetër.

Megjithatë, të shumtë janë ata qytetarë që pushimet i kanë rezervuar herët në destinacione si Turqia dhe Greqia. Operatorët turistikë thonë se prenotimet kanë njohur rritje, pavarësisht çmimeve të larta.

“Kjo është periudha më e kërkuar nga shqiptarët për të pushuar. Janë më shumë pjesa e Antalias dhe Greqisë. Është shtuar dhe Egjypti dhe Sharmelshaik, por prap është më tepër Antalia dhe Greqia.

Lexo edhe :  Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Është më e lehtë për ta se janë me guidë.  Kan më të thjeshtë që të marrin guidë sepse ajo i shpjegon më lehtë. Vendet on-top, Turqia dhe Greqia. Në Greqi Lefkada, Korfuz. Në Turqi: Antalia, Bodrum. Më shumë preferohet Greqia se është pak më i lirë.

Shqiptarët kanë limit për çmim. Më shumë rezervime ka pasur këtë vit se sa të kaluarin. Janë rritur dhe fluturimet direkte.

Shqiptarët preferojnë më shumë jasht shqipërinë pasi duan që të eksplorojnë dhe vende të tjera”, tha eksperti i turizmit, Alkeo Kafazi.

As këtë vit nuk kanë munguar edhe ata që duan të eksplorojnë vende më të largëta, siç janë Zanzibari apo Bali.

“Gjithmonë të preferuara mbetet Destinacionet e Greqisë dhe destinacionetr me Charter, Antalia, Bodrum në Turqi. Këto paketta më të plotësuara. Ka shumë kërkesa dhe Zanzibari dhe Bali.

Janë shumë më interesante dhe me pjesën e buxhetit janë aty aty. Duke qenë se janë më të kompletuara, ofrojnë komoditet, fluturim linjë direkte dhe janë tamam pushime relaksi. Shqiptarët duan ta shijojnë shumë pjesëen e pushimeve dhe sa kalojnë vitet e kuptojnë që cilësia shkon me çmimin.

Destinacionet jashtë preferohen më shumë nga shqiptarët. Është më ekonomike dhe mos me thënë që jashhtë udhëtimi është ddhe më ekonomik

 

Të fundit

Video Virale/ Trump vallëzon në Vitin e Ri me “YMCA”

Një video e re nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald...

Masakër në Mal të Zi, 5 persona vriten pas një sherri në lokal

Të paktën pesë persona humbën jetën në krimin që ndodhi sot në Cetinje. Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja e...

“Travel Pug”: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit

Përgjatë bregdetit mahnitës të Jonit dhe Adriatikut të Shqipërisë, shtrihen fshatra ku jeta tradicionale vazhdon në një sfond plazhesh të pacenuar dhe ujërash të...

Nga krimet në familje te atentatet, vrasjet që tronditën opinionin publik në vitin 2024

Viti që lamë pas, u trondit nga ngjarje të rënda që në fillim të janarit. Krimet në familje, atentatet mafioze, të pafajshmit që humbën...

Çfarë i mbetet Berishës tani, dhe mediave që botojnë çdo marrëzi të tij?

“Mbrëmë Tirana shkëlqeu si asnjëherë më parë! Një natë e mbushur me fishekzjarrë, muzikë fantastike dhe energji të paparë! Mirë se vjen 2025!”- shkruan Erion...

Lajme të tjera

Web TV