Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku , ka prezantuar këtë të martë hapjen e ofertave dhe shpalljen e fituesit të ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve eolike.
Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se kjo garë është lançuar dy vite më parë, por si çdo projekt i mirërealizuar mori kohën e vetë.
Balluku theksoi se Shqipëria do të prodhojë energji elektrike edhe nga era, edhe për këtë ministria u ka ardhur në ndihmë këtij projekti me një studim analitik, i cili përmbante vendet e përshtatshme për ndërtimin e parqeve eolike.
“Kemi lancuar këtë garë në 15 qershor të vitit 2021, pra 25 muaj më parë. Për të gjithë ata që kanë ndjekur të gjithë procesin tonë përsa i përket burimit të energjisë, këtë radhë kemi komplet një instrument të ri, investitori, ofruesi i shërbimit duhet të merrte parasysh dhe gjetjen e tokës.
Ne kemi studiuar një studim analitik, ku tregohet se ku duhet të ndërtohet dhe përshtatet me erën. Në këtë mënyrë, me këtë analizë i kemi ndihmuar të gjithë konkurentët”, u shpreh ndër të tjera ajo.