Moti merr kthesë, pas temperaturave rekord priten rrebeshe dhe stuhi në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas temperaturave rekord të ditës së djeshme, më në fund do ti themi lamtumire valës ekstreme të të nxehtit përvëlues.

Sipas sinoptikanëve 24 orët e ardhshme do të jenë me temperatura deri në 35 gradë Celcius.

Ladja Porja u shpreh se ditët e mbetura të korrikut dhe 10 ditëshi i parë i Gushtit parashikohet me temperatura më të ulëta, maksimalja jo më shumë se 35 gradë Celsius, teksa prezent do të jenë dhe reshjet e shiut kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Librazhd.

Ajo çka mbetet shqetësuese sipas sinoptikanes janë erërat, ku pritet shpejtësia deri në 60 km në orë, kryesisht në Shkodër dhe Vlorë.

“Kjo masë e ftohtë që vjen nga veriu arriti të depërtonte këtë valë të nxehtë, të gjatë. Dje u shënua temperatura më e lartë në vend, 43.6 gradë në Elbasan. Janë temperatura të larta dhe do thoja se kjo valë ndryshe nga të tjerat, Elbasani dhe Berati kanë pasur temperatura prej më shumë se 10 ditësh, 40 gradë. Edhe në Gjirokastër u regjistruan temperatura të larta. Sot ndihet ky mot zagushi, për shkak të shtimit të lagështirës.

Do ketë reshje shiu dhe rrebeshe, ku pritet të rrezikohet Tirana, Elbasani dhe Librazhdi. Gjatë pjesës së dytë të ditës, reshjet nuk do jenë problematike. Ajo çka do jetë problematike është temperamenti i erës, sidomos në Shkodër dhe Vlorë. Kjo çon në përhapjen e vatrave të zjarrit, ku pritet të shkojë  deri në 60 km në orë.

Lajmi i mirë është se deri në datat 7-8 gusht do jenë prezent temperatura deri në 35 gradë. Gushti futet në temperatura normale, por mund të kemi herë pas here vala të nxehtit. Gushti nuk do shënojë temperatura të larta siç ishte Korriku, vlen të theksohet se prezent do jenë dhe reshje shiu, megjithatë nuk parashikohet si situata në Itali”, u shpreh Porja.

Lexo edhe :  Neda Balluku e ashpër ndaj prindërve: “Mbajini vetë kalamajtë ose mos bëni fare kalamaj”

Gjatë ditëve të të nxehtit përvëlues Elbasani dhe Berati ishin dy qarqet që për 13 ditë përjetuan temperatura rekord mbi 40 gradë Celcius.

Të fundit

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe...

“Blloku” që s’vdes kurrë

Nga Leonard Veizi Qeveria na paska miratuar një buxhet prej rreth 2.5 milionë dollarësh që Blloku të bëhet sërish Bllok — me stil, me drita,...

Deklarata e fuqishme: Bandat lindën në 1997 dhe fajtori është Berisha

Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në rrethana lufte mes tyre, trafiqesh,...

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është edhe biseda e parë mes...

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV