Konfirmimi i Bashës në krye të PD-së/ Analisti: Është kthimi i shpresës te demokratët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha është tashmë kryetar i Partisë Demokratike, pas fitores në zgjedhjet e zhvilluara për kreun e PD-së këtë të diel. I ftuar në emisionin Review, analisti Ben Andoni zbuloi dhe detyrën më të vështirë që ka kreu i PD-së sot. Andoni theksoi se sipas tij Basha duhet të bëjë një preceptim real të situatës dhe të tregohet gjakftohtë duke mos përdorur revanshin ndaj Gazmend Bardhit dhe deputetëve të tjerë që dolën kundër zgjedhjes së tij.

Sa i përket objektivit kryesor të Bashës, analisti tha se është kthimi i shpresës te demokratët.

“Detyra më e vështirë e zotit Basha është preceptimi real i situatës ku ndodhet. Në një farë mënyre mospërdorja e revanshit. Besoj që ai ka vend për revansh duke filluar nga zoti Bardhi dhe të tjerët. Besoj që maturia në këto momente dhe mënyra si do ta projektojë Partinë Demokratike do të thotë shumë. Objektivi kryesor i zotit Basha është kthimi i shpresës te demokratët dhe qartësimi ideor për demokratët. E djathta shqiptare duhet të mendojë krejt ndryshe, nuk e di sa do ta kap kohën zotit Basha, tani po flitet për inteligjencën artificiale dhe ngrohjen globale. Demokratët janë mësuar të durojnë, kanë duruar jashtëzakonisht dhe Basha ka pasur disa kalime jo normale, ato me zotin Meta dhe flirti i gjatë me zotin Berisha. Ky është shansi i fundit për zotin Basha. Mënyra si është përkëdhelur nga fati zoti Basha është një rast që duhet mësuar në filozofinë politike në shkollë. Të djathtët rrallë herë kanë pasur mundësi të tilla dhe dashamirësi në favor”, tha Andoni.

Të fundit

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria...

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji efektive për të rikthyer humorin...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

A do të ktheheshit në fshat për 100 mijë euro?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar një masë të re që synon të ringjallë zonat rurale të braktisura, përmes mbështetjes financiare për çiftet...

Lajme të tjera

Web TV