Bashkia Rrogozhinë “bëhet” me kryetar! KQZ i jep mandatin Edison Memollës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përsëritjes së betejës se kush do të zinte karrigen e kryetarit në Bashkinë e Rrogozhinës, socialistit Edison Memollaj iu dha mandati këtë të martë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai mori fitoren me 1752 vota më shumë në krahasim me rivalin e tij Shkëlqim Hoxhën. Zhvillimi për herë të dytë i zgjedhjeve në Rrogozhinë më 23 korrik thelloi edhe më tej diferencën mes dy kandidatëve. Nga 21 vota më 14 maj, rezultati ndryshoi në 6658 vota për kandidatin e PS dhe 4906 vota për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë.

Bazuar në rezultat i japim mandatin Edison Selman Memollajt, kandidat I propozuar nga PS. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Duket se opozita pranoi humbjen dhe nuk paraqiti ankesa pranë KQZ brenda 5 ditëve sikurse parashikon Kodi Zgjedhor, ndaj dhe në këtë Bashki u certifikua rezultati.  Kujtojmë se pas padisë nga opozita ishte kolegji zgjedhor që shpalli zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme në bashkinë e Rrogozhinës, për shkak të parregullsive në qendrën e votimit të burgut; teksa brenda dy javësh KQZ caktoi 23 korrikun si datën e re të zgjedhjeve, ku të burgosurit u përjashtuan nga lista e zgjedhësve.

Ndërkohë, pritet që në KQZ të zhvillohet një mbledhje e fundit për miratimin e rezultatit në rang vendi për partitë politike, e kështu do të mbyllet zinxhiri i ankimimeve për zgjedhjeve vendore dhe zyrtarët zgjedhorë do të marrin pushimet.

Të fundit

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti,...

Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat...

U përplas me prokuroren/ Babai i Luis Meçes: Duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

Ditën e sotme në gjykatë, babai i Luis Meçes u përplas me prokuroren e çështjes dhe ajo e përjashtoi nga seanca. Ai për një emision...

Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Në Bruksel, Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian. Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për...

Dritan Hila: Nuk ka faj fituesi, por ata që ndjekin humbësin!

Në librin e tij “Era e revolucioneve”, Fareed Zakaria shkruan se ndërmjet shumë tezave të konservatorëve që kanë marrë revansh në ditët e sotme,...

Lajme të tjera

Web TV