Rikthimi i Bashës/ Kulluri: PD të heqi fjalën “fitore” nga fjalori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Edvin Kulluri i ftuar në edicionin “Newsline” foli edhe në lidhje zgjedhjet në PD zyrtare dhe rikthimin e Bashës në krye të saj.

Ai tha se nuk e ka ndjekur me hollësi procesin, pasi nuk ka besim. Më pas shtoi se PD duhet ta heqi fjalën “fitore” nga fjalori, me situatën ku ndodhet.

Sipas tij, fitorja e Bashës nuk diskutohej, pasi ajo pjesë e mbetur në këtë fraksion janë mbështetës të tij.

Sa i përket një fraksioni të tretë, analisti tha se nuk ka ende, pasi Bardhi dhe deputët që e mbështesin atë nuk kanë shpalosur ndonjë projekt politik.

Së pari nuk e kam ndjekur me hollësi procesin zgjedhor, sepse nuk kam ndonjë besim te këto lloj procesesh.

Sic e thash përçarja është e atij niveli që nuk ngjall shpresë për fitore. PD duhet ta heqi fjalën “fitore” nga fjalori. Basha nuk po e përmend. Fitorja e Bashës nuk diskutohej, sepse ajo pjesë e mbetur në PD zyrtare, janë mbështetës të tij.

Ndërsa pretendimet e Bardhit, vijnë nga një person që kanë qenë aty kur u bënin zgjedhjet në PD. Basha i përjashtoi anëtarët me të drejtë, sepse ato votuan për “Rithemelimin”.

Akoma janë dy PD, sepse Bardhi dhe deputetët që e mbështesin nuk kanë deklaruar ndonjë projekt politik.

Një gjë është e sigurtë, PD zyrtare dihej se çfarë rezultati do të merrte, sepse Berisha është shumicë përballë Bashës, por një gjë është e sigurtë “Rithemelimi” nuk vjen kurrë në pushtet dhe mundje u turpërua” tha Kulluri.

Të fundit

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai...

Propozimi i veçantë për Shën Valentin në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve

Një propozim i pazakontë për martesë ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të Fierit. Mes dekorit të veçantë për Ditën e Shën Valentinit,...

Kush po e “vret” drejtësinë e re ?

Nga ARTUR AJAZI Drejtësia e re, e ka nisur udhën e saj 5 vite më parë. E nisi mbarë, pasi SHBA dhe BE, i vuri...

Arrestimi nga SPAK, Veliaj reagon nga paraburgimi i Durrësit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia për akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes. Postimi i plotë i Erion Veliajt Unë i mirëkuptoj të gjithë ata...

“Nuk ka akuzë për korrupsion”, Frrok Çupi për burgosjen e Veliajt: Akt inatçor!

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se burgosja e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është një akt inatçor. Ai theksoi se Veliaj nuk ka akuzë...

Lajme të tjera

Web TV