Fitime “të fryra” apo të vërteta? Valbona komenton shifrat që marrin ish-banorët e BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e Bledi Manes, pak javë më parë për fitimet e çmendura të ish-konkurrentëve të BBV, i ka vënë të gjithë në lëvizje.

Mes të tjerave, Bledi, duke iu referuar statistikave, tha se listën e fitimeve e kryeson Luiz Ejlli, i cili fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht edhe projektet e tjera, filmat.

Efi, gjithashtu fiton nga rrjetet sociale deri në 12 mijë euro.

Maestro, po ashtu, fiton në muaj 15-17 mijë euro. Në një intervistë të fundit për “Wake Up”, Maestro pranoi: “Mesi i korrikut dhe gushti është muaj sulmi për të gjithë ata që merren me aktivitete.

Duke qenë se është një muaj sulmi, ka shumë kërkesa. E nëse i merr me radhë këto kërkesa, mendoj se kjo është e pranueshme”.

Po Valbona Memës, si i duken këto shifra? E ftuar sot në “Pushime on Top”, ajo tha se, me siguri, duhet të jenë shifra të referuara: “Nëse e ka thënë Bledi këtë, është referuar diku dhe pa marrë mendimin e tyre, nuk ka se si e thotë në ajër”.

Pa dhënë asnjë koment tjetër, këngëtarja e njohur e skenës tha se është “kënaqësi” për këdo që i meriton. Pyetjes se kush i merton më shumë, Valbona iu përgjigj: “Të gjithë, kush ka dhënë shpirtin, e ka merituar”.

Të fundit

Dosja “Toyota Auris” në GJKKO, nis shqyrtimi në seancë paraprake

Sot GJKKO nis shqyrtimin në seancë paraprake të dosjes Toyota Auris. Të akuzuar për këtë dosje janë ish-drejtuesi i prokurorisë...

Ministri Goxhja: Shteti të mundësojë rritje pagash dhe reduktim parazitësh

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, gjatë konferencës nndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, është shprehur se vendi ynë ndodhet në momentin më...

Hidhet shorti për gjyqin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Hidhet shorti për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Çështjen do e gjykojë gjyqtari Bib Ndreca. Të pandehur janë edhe zv. ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe...

Projeksionet/ Inteligjenca Artificiale do të transformojë botën

Inteligjenca Artificiale (AI) është duke bërë një revolucion të gjerë në shumë fusha të jetës sonë të përditshme. Deri më sot, ai po ndikon...

Tre ushqime që veprojnë si antidepresantë për shëndetin tonë

Një periudhë stresi intensiv mund të bëjë që dikush t’i drejtohet ushqimit si një mënyrë për të lehtësuar stresin. Megjithatë, në realitet, ngrënia “emocionale” ofron...

Lajme të tjera

Web TV