Fordi elektrik ul çmimin, thellon betejën me Teslën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Firma Ford ka thelluar luftën e çmimeve në tregun e makinave elektrike, ndërsa uli çmimin e makinës së tipit F-150 Lightning.

Gjigandi amerikan po synon të shtojë praninë në tregun e makinave elektrike të dominuar prej vitesh nga firma Tesla.

Kompania Ford ka ulur çmimin e makinës së saj elektrike të modelit F-150 Lightning me rreth 17%, duke thelluar luftën e çmimeve me firmën Tesla. Kompania me qendër në Detroit shpreson të rrisë praninë në tregun e makinave elektrike të dominuar nga Tesla gjatë dekadës së fundit.

Vendimi vjen pak ditë pasi firma Tesla njoftoi se kishte prodhuar në fabrikën e saj në Austin makinën e parë për linjën e prodhimit të modelit Cybertruk, për të cilën ka vite që flitet.

Muaj më parë, Tesla filloi uljen e çmimeve të disa modeleve, duke çuar në rënien e shitjeve të makinave elektrike të kompanive të tjera. Tre muajt e fundit shitjet e makinave elektrike të Fordit ranë 2.8%. Tesla njoftoi rritjen e shitjeve në tremujorin e dytë.

Në fillim të vitit Fordi rriti çmimin e modelit elektrik F-150. Aktualisht firma Ford thotë se ulja e çmimit vjen si rezultat i përmirësimeve në fushën e prodhimit dhe rënies së kostos së lëndës së parë për prodhimin e baterive.

Fordi planifikon të trefishojë prodhimin e modelit Lightning në 150,000 automjete në vit. Çmimi i modelit bazë do të bjerë në rreth 50 mijë dollarë, ndërsa modeli më i plotë do të kushtojë rreth 92 mijë dollarë./VOA  / S.M

Të fundit

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

“Fillon të çmendesh”/ Dëshmia e australianit që mbijetoi pesë vjet në një burg kinez

Ndarja e një qelie të pistë me dhjetëra të tjerësh, mungesa e vazhdueshme e gjumit, qeli me drita ndezur 24 orë në ditë, higjienë...

Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47 vende të Evropës u mblodhën...

Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe 11 majit 2025! (FOTO)

Kryesocialisti Edi Rama ka bërë një retrospektivë zgjedhjesh me një ecje të shpejtë në kohë dhe dy foto nga momente historike të Shqipërisë. I pari...

Lajme të tjera

Web TV