Himara, perla e bregdetit josh turistë nga e gjithë bota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Himarën, aty ku po pushon edhe Kryeministri Edi Rama turistët e huaj e shikojnë si perlën e bregdetit shqiptar, ku mund të gjejnë cdo gjë. Sikur një turiste nga Bullgaria, e cila zgjodhi ta festojë ditelindjen e shoqes së saj këtu

“Vendosa të vij këtu për të festuar 20-vjetorin e shoqes time. Ushqimi është shumë i shijshëm më ka pëlqyer. Më kanë pëlqyer frutat e detit, ishin perfekte. Është shumë nxehtë, shumë më nxehtë se në Bullgari, por unë e pëlqej diellin kështu që nuk është problem”, u shpreh një turiste bullgare.

Turistët janë të suprizuar që ne Shqipëri, banorët kujdesen për natyrën.

“Kemi dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë nga miqtë tanë që ishin këtu me kamper, të cilët na treguan për vende shumë të bukura, për detin që është shumë i bukur dhe njerëzit që janë shumë miqësorë. Vendi gjithashtu ka një kulturë shumë interesante. Është shumë i pastër, uji është shumë i pastër, por përveç kësaj mendoj që njerëzit kujdesen shumë për natyrën”, tha një tjetër turiste e huaj.

“Nuk mendoj se ka rrezik pasi varkat janë larg dhe ka një kordon sigurie. Uji është gjithashtu shumë i pastër, do të më pëlqente të vija përsëri. Unë ndejta këtu më gjatë ndërkohë që miqtë e mi u larguan. Më pëlqen shumë plazhi dhe doja ta shijoja më tepër. Do t’ua rekomandoja të gjithëve të vinin në Shqipëri t’i provonin këto plazhe sepse janë shumë të bukura dhe ja vlen koha e shpenzuar këtu”, u shpreh një tjetër turiste.

Nga Gostivari është hera e katërt që ky turist vjne në Shqipëri dhe kësaj here ka zgjedhur  Jalën sepse shumë shokë ia kanë lavdëruar. Por dhe e ka parë në internet. Mua më pëlqen uji, natyra dhe nuk ka diçka negative për të thënë, sinqerisht. Normal ndjehem i sigurt sepse roja është këtu dhe mjetet janë larg plazhit”, u shpreh një tjetër turist.

“Jala është një nga plazhet më fantastike të jugut.. Këtu pranë është roja i sigurisë së plazhit që qëndron vazhdimisht, por njëkohësisht edhe vija kufizuese e plazhistëve me mjetet motorike është e përcaktuar. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, është akoma për t’u zbuluar nga shumë vende të botës. Por këto dy vitet e fundit shoh që ka marrë shumë jetë”, u shpreh një tjetër pushues.

Ndryshe nga Australia, ky turist thotë se këtu ka jetë të egër dhe gjërat janë në mes të rrugës, çka I duket më argëtuese

“Përshtypjet janë shumë pozitive. Himara është shumë e bukur, shumë relaksuese. Shqipëria është një vend vërtetë i këndshëm dhe siguria është OK. Jemi ndjerë të sigurt kudo ku kemi qenë.

“Në Holandë kishim një program televiziv ku kishte diçka për Shqipërinë dhe menduam, është një vend i bukur dhe vendosëm të vijmë këtu”, tha një turiste holandeze.

Himara mbetet një destinacion i preferuar për pushuesit, qofshin këta shqiptarë apo të huaj, të cilët vlerësojnë në këtë sezon cilësinë e lartë të shërbimeve, pastërtinë e plazheve, sigurinë e shtuar dhe aktivitetet e larmishme./ S.M

Të fundit

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të…

Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të...

“Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale....

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën ndaj kriminalitetit, prezantimin e të...

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të prezantimit ishin tetë shtylla kryesore,...

Lajme të tjera

Web TV