Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës, ERE merr vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendi i Entit Rregullator të Energjisë, i cili ka rrëzuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal në fund të qershorit.

FSHU kërkonte që çmimi i favorizuar prej 7,6 lekësh për kwh të ofrohej për prodhimin e bukës masive, ndërsa kategoritë e tjera të prodhimit të kishin tarifa më të rritura.

“Në përfundim të afateve, në kushtet kur asnjë nga palët nuk ka përcjellë në ERE sa lënë detyrë vlerësojmë se kërkesa e FSHU nuk ka plotësuar kriteret mbi të cilat ERE do të mund të vlerësojë dhe analizojë kostot e aktivitetit ushtrimor të shoqërisë, nivelin e synuar të të ardhurave të kërkuara e më tej të vijojë me fillimin e procedurës dhe zhvillimin e procesit të përcaktimit të çmimeve të shitjes së energjisë elektrike për konsumatorët të cilët shërbehen nga FSH”, thotë Enti Rregullator i Energjisë.

Teksa e argumenton rrëzimin e kërkesës me mosdorëzimin në kohë të dokumentacionit të nevojshëm, ERE e le të hapur mundësinë për rishikimin e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës për në vijim.

Teksa kundërshtoi kërkesat e Furnizuesit të Shërbimit Universal. Shoqata e Prodhimit të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkoi tarifim alternativ në nivelin e 9.5 lekë për kWH. Aktualisht në vend numërohen rreth 4 mijë furra buke që e paguajnë energjinë elektrike me një çmim të subvencionuar prej 7.6 lekësh për kWh./ S.M

Të fundit

Ndryshime në Tokio, kush është Sohei Kamiya, “Donald Trump i Japonisë”

Pak më shumë se 104 milionë votues japonezë me të drejtë vote shkuan në qendrat e votimit këtë të...

Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane

Këtë të hënë, 21 korrik, kryeministri Edi Rama iu rikthye rubrikës së tij virtuale “Sy m’Sy”. Komunikimin me qytetarët e nisi me aksionin më...

“Thethi nuk është për resorte”, Rama: Fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, hodhi poshtë aludimet se në Theth do të ndërtohen resorte turistike dhe për këtë arsye nisi aksioni për...

Plazhet shqiptare si ringje boksi, mund të bësh para duke vënë baste

Nga Leonard Veizi A po i afrojmë apo po i largojmë turistët? Me shumë gjasa, ne shqiptarët nuk e përballuam dhe as e menaxhuam siç duhet...

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

Kryeministri Edi Rama u ndal sot, 21 korrik, te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e kësaj kompanie. “Së pari, ne kemi...

Lajme të tjera

Web TV