Turizmit në Shqipëri këtë herë i bëhet jehonë nga mediat kroate.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një reportazh të televizionit RTL “që i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore”.
Në reportazh theksohet bukuria e bregdetit në vendin tonë dhe çmimet e lira. RTL ka intervistuar kroatë që kanë pushuar në Shqipëri dhe shprehen të kënaqur për eksperiencën e tyre.
22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar, shkruan kryeministri në statusin e tij./ S.M