Virusi i Nilit Perëndimor shfaqet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sëmundjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me shpejtësi në vendet europiane, sidomos në Itali. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë turistët për shpërthimin e sëmundjes vdekjeprurëse, të bartur nga mushkonjat.

Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka konfirmuar 90 të infektuar, të regjistruar nga 9 gushti. Ekspertët sugjerojnë se shumica e rasteve kanë ardhur nga Italia, ku janë regjistruar 56 të prekur dhe një viktimë, gjatë këtij viti.

Rumania ka raportuar pesë raste, teksa Franca dhe Hungaria kanë regjistruar të dyja nga tre persona të prekur. Ndërsa në El Dorado të Kalifornisë është konfirmuar shpendi i parë që mbart infeksionin.

Virusi i Nilit Perëndimor mund të transmetohet te njerëzit përmes pickimit të një mushkonje të infektuar, por jo nga njeriu tek njeriu. Ndërsa pjesa më e madhe e të prekurve nuk shfaqin simptoma, disa mund të kenë temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta ose lodhje që mund të zgjasë nga disa ditë deri në disa javë./e.t

Të fundit

I riu me flamur palestinez ngjitet në Kullën Elizabeth, mbyllet zona përreth Big Ben

Zona përreth Big Ben u mbyll ndërsa një burrë me flamur palestinez ngjitet në Kullën Elizabeth. Policia vendosi kordonin dhe...

8 Marsi, festë apo protestë?/ Vrasjet e grave që tronditën vendin gjatë vitit të kaluar

Sot, më 8 Mars, festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Edhe në Shqipëri, kjo ditë është...

Sot 8 Marsi/Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose uron gratë dhe vajzat (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka përcjellë sot një mesazh për të gjithë vajzat edhe gratë. Në postimin e tij në Facebook Qose...

Njeriu që ngriti rrjetin e spiunazhit rus në Europë, tentakulat edhe në Ballkan

Jan Marsalek, ish-drejtori operativ i kompanisë gjermane të pagesave Wirecard, është identifikuar si një figurë kyçe në një rrjet spiunazhi rus që operon në...

Xhazi shëlbues i Abdullah Ibrahimit

Nga Bujar Meholli Emri i Abdullah Ibrahimit lidhet me një gamë të gjerë kompozimesh xhaz që e bëjnë atë ndër figurat prominente të zhanrit dhe...

Lajme të tjera

Web TV