Po lufton çdo ditë me COVID-19, mjeku shqiptar: Të ndjekim Kinën, jo Italinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i Shërbimit Infektiv prof. Tritan Kalo është një prej specialistëve që po lufton çdo ditë me koronavirusin në Shqipëri. Ai nuk ka rreshtur së dhëni këshilla për qytetarët, duke u kërkuar vazhdimisht që të shmangin daljet nga shtëpitë, për të shmangur një tragjedi si ajo e Italisë.

Profesor Kalo kërkon ashpërsim të mëtejshëm të masave të marra dhe kërkon që Shqipëria të ndjekë shembullin e Kinës dhe jo të Italisë me Spanjën.

“Jam shumë dakort për masat e marra për distancimin social, është mirë që janë përforcuar, në mendimin tim mund edhe të pērforcohen më tepër. Sepse është e vetmja mundësi që u tregua efikase në eksperiencën kineze në ngadalësimin e sëmundjes dhe mbi të gjitha për ta shuar atë gradualisht. Nëse do të tregoheshim liberal, siç u treguan fqinjët tanë në Itali, me tej britanikët e spanjollët, kjo do të bëntë të shfaqeshin në vendin tonë skenarë të ngjashëm me to”, shprehet mjeku.

Ndërkohë, 13 raste të reja u konfirmuan sot në Shqipëri të infektimit me COVID-19, duke e çuar numrin total në 89.

-Dy vatrat e koronavirusit në Evropë, ja sa ka arritur numri i viktimave

Të fundit

Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit!

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, ka njoftuar një dhurim historik prej 200 miliardë dollarësh për të luftuar varfërinë dhe...

A e bëri “magjinë” edhe në Shqipëri Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, ka komentuar drejtuesin politik amerikan të fushatës së tij, Chris...

Ndahet nga jeta regjisori i ‘Fifty Shades’, humb betejën me sëmundjen e rëndë

James Foley, regjisor i filmave përfshirë “Glengarry Glen Ross”, “At Close Range” dhe “Fear”, u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Los...

PD mbyll sot fushatën/ Berisha mesazh diasporës: Më 11 maj ejani votoni në Shqipëri!

Partia Demokratike përmbyll sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa lideri i saj, Sali Berisha, ka dërguar një mesazh të fortë drejtuar...

Vendi i parë në botë që ka më shumë DELE se njerëz!

Numri i madh i deleve në Zelandën e Re, krahasuar me popullsinë e pakët njerëzore të vendit, ka qenë prej kohësh objekt shakash. Vendi...

Lajme të tjera

Web TV