Si u konfiskua një nga bibliotekat më të vjetra dhe më të pasura të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Hasan Bello

Në shekullin XVIII-XIX Shkodra ishte një nga qytetet më të zhvilluara të Ballkanit. Përveç aspektit ekonomik dhe politik ajo ishte kthyer në një oazë të dijes dhe arsimit. Kjo u reflektua disa dekada më pas kur elita politike dhe intelektuale e këtij qyteti do të luaj një rol të rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe mbrojtjen e atdheut nga agresionet e njëpasnjëshme. Për këtë një rol të rëndësishëm kanë luajtur klerikët dhe institucionet religjioze, të cilat ishin kthyer në vatra të dijes e kulturës.

Për ta ilustruar këtë do të marrim si shembull Jusuf efendi Tabakun, i cili duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit XIX për disa vite me radhë do të shërbejë si imam dhe në vitin 1863 si myfti i qytetit. Sipas librit të intelektualit shkodran Hamdi Bushati, “Shkodra dhe motet” (vëll I), ku jepen të dhëna më të detajuara për këtë bibliotekë dhe themeluesin e saj, në shtëpinë karakteristike të Jusuf efendi Tabakut ndodhej një dhomë e veçantë, e cila quhej “Oda e qitapeve”. Kjo ishte një nga bibliotekat më të pasura të qytetit, me një fond prej 2000 librash nga fusha të ndryshme të shkencës. Poseduesi i saj kishte hartuar edhe një inventar me 45 fletë mbi përmbajtjen e këtyre librave. Në mesin e tyre ndodhej një vepër e Tahir efendi Gjakovës me titull “Emni Vehbije sherif”, e shkruar shqip me germa arabe në vitin 1835; dy tabela astronomike të përpiluara nga Hoxha Hasan Tahsini, me firmën e tij, të shtypura në Paris në vitin 1867 etj, etj vepra me vlerë.

Të fundit

Bie euro dhe paundi, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Ditën e sotme ,18 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet me 94 lekë. Euro blihet me...

Publikimi i fotos së familjarëve të Dumanit, analisti: Berisha po vepron si mafia

Analisti Endri Tafani e quan metodë mafioze publikimin e fotove të familjarëve të Altin Dumanit nga Sali Berisha, në konferencën për shtyp dhe në...

Zgjedhjet 2025/ Mërtiri “ia plas” Berishës: Nuk prodhon më politikë, Ramës i intereson…

Analisti, Ergys Mërtiri u shpreh se në politikën shqiptare SPAK-u është gjëja më e rëndësishme. Sipas tij, Berisha nuk po prodhon politikë, por e...

Amerika po ecën në gjumë në një stuhi ekonomike

Nga Daron Acemoglu   Drejt nesh janë tre ndryshime epokale që do të riformësojnë ekonominë e SHBA-së në vitet e ardhshme: një popullsi në plakje, rritja...

Lajme të tjera

Web TV