Koronavirusi/ Pipero: Do e pësojmë si Italia, këtë javë vendoset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sërish për situatën në vend dhe masat që duhen marra nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve nga kjo sëmundje 24 orët e fundit në vendin tonë është rritur shumë.

Në një lidhje me Skype me Neës 24, mjeku ka bërë një parashikim të frikshëm me të ardhmen që e pret vendin tonë nëse do vazhdohet kështu.

Ai tha se java që vjen do jetë vendimtare dhe nëse nuk zbatohen masat e qeverisë i shkojmë nga pas skenarit italian. Duke parë rritjen e frikshme të numrit të të prekurve brenda një dite, ai thotë se kjo nuk është një gjë normale. Në këto kushte, të gjithë duhet të ndërgjegjësohen e të mbyllen në shtëpi, pasi vetëm kështu luftohet virusi.

“Pas cdo rasti të konfirmuar fshihen 10 apo 15 raste të tjera. Në këtë situatë pandemie dhe shtimit të rasteve të prekura iu kërkojmë qytetarëve të jenë mirëkuptues dhe të ndjekin udhëzimet e qeverisë. Ne mjekët shohim vetëm majën e ajsbergut, ndërkohë që ISHP ndjek rastet e kontaktit, ne mjekojmë rastet që na vijnë. Java që nis është decizive për të parë edhe numrat edhe për të parë efektshmërinë e masva të marra. E përsëris, nga ky virus askush nuk është i paprekshëm, pavarësisht se dikush ka apo nuk ka komplikacione. Numri i rasteve është dyfishur në një ditë, pra sa më shumë të mos zbatojmë masat aq më shumë shtohen të prekurit”,- tha Pipero.

Më tej ai shtoi se nëse sot nuk zbatojmë masat e nuk qëndrojmë në shtëpi i shkojmë nga pas skenarit italian.

“Minimalisht të qëndrojnë në shtëpi është shumë pak për të fituar shumë jetë njerëzish. Nesër do të jetë shumë vonë. Nesër i afrohemi një hap më shumë skenarit italian, por nëse qytetarët nuk na dëgjojnë, nuk kam c’tju them më pastaj: Zoti na ruajtët…”,- u shpreh mjeku./Fjala.al/

Të fundit

“Kosova është zemra e Shqipërisë”/ Tifozat Kuqezi ndezin Tiranën

Me këngë patriotike në sfond, brohorima dhe thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”, ka nisur në Tiranë festa e...

7 qershor 1905, si u bë shpërbërja e bashkimit Suedi-Norvegji

Përgatiti: Leonard Veizi Më vitin 1814 Norvegjia bashkohet me Suedinë nën një mbret. Në vitin 1905 Norvegjia shpall shpërbërjen e bashkimit. Ky është një nga rastet e...

Kronikë ëndrrash e darametesh!

Nga Agron Gjekmarkaj Prej muajsh ka rënë myshku mureve të “kronikës” e ndryshku mbi penën e saj! Një ëndërr mu faneps kësaj nate e cila...

Sir Kristofer Li, Kalorësi i Errësirës dhe legjenda e ekranit botëror

7 qershor 2015 Nga fushat e luftës te ringjet e Drakulës dhe galaktikat e Star Wars-it, një jetë më e pabesueshme se çdo film. Përgatiti: Leonard...

Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen...

Lajme të tjera

Web TV