Risi në “Instagram”/ Ndryshon kohëzgjatja e një “reelsi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zhvillues dhe këshilltar i quajtur Alessandro Paluzi, ka treguar se rrjeti social “Instagram” ka vendosur të zgjasë ndjeshëm kohëzgjatjen maksimale të “Reels”-ave,
Aktualisht, Reels-at janë të kufizuar në 3 minuta, por pamjet e postuara nga Paluzzi tregojnë se ato do të jenë deri në 10 minuta në të ardhmen.

Kjo do ta transformojë në mënyrë efektive këtë rrjet social në një platformë më të qëndrueshme për ndarjen e videove, si YouTube.
Ky ndryshim do të zhvillojë një rivalitet mes “Instagramit” dhe “TikTokut”, i cili tashmë i lejon përdoruesit të postojnë video deri në 10 minuta.
“YouTube”, nga ana tjetër, është duke bërë komplet të kundërtën.

Kjo platformë po depërton në botën e videove me forma të shkurtra.
Ndërkaq, Meta, kompania mëmë e “Facebook”-ut dhe “Instagram”-it është shprehur se për përdoruesit në Europë postimet “Story” dhe “Reels” do të shfaqen në rend kronologjik, ndërsa rezultatet e kërkimeve nuk do të personalizohen.

Ky ndryshim vjen vetëm pak ditë përpara se Akti i Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Europian të fillojë të veprojë mbi faqet e mëdha të internetit, përfshirë platformat sociale “Facebook” dhe “Instagram”, që dhe konsiderohen platforma të mëdha online./ S.M

Të fundit

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar...

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të një zyrtari të FBI-së dhe...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund të shkatërrohet në çdo moment....

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për...

Lajme të tjera

Web TV