Beteja Berisha-Basha/ Gazetari: Pas shumë fitoreve të përbashkëta…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha po bën gjithçka që tashmë pritej.

Sipas tij ai po ndjek hapat e Berishës me Kuvendin Kombëtar, njësoj siç bëri ky i fundit kur mori partinë.

Gazetari tha se e tillë situatë është veçse një luftë absurde që po çon në shkatërrimin e plotë të Partisë Demokratike.

“Që nga fillimi deri tani Basha dhe Berisha janë në gabim në atë që po bëjnë dhe të dyve iu kemi dhënë të drejtë të bëjnë gabimet që po bëjnë, në kuptimin që kanë të drejtën e tyre të jenë në garë, të bëjnë luftërat e tyre, revolucionet e tyre, edhe të vazhdojnë të shkojnë nga fitorja në fitore, siç kanë shkuar nga 2013-ta deri tani.

Ajo që Basha bën, që sigurisht është e mbuluar me ato paligjshmëritë e veta të procesit, nuk është një gjë që nuk e kemi parë te Berisha fjala vjen.

Këta legjitimojnë njëri-tjetrin në atë që bëjnë edhe pse janë të dy të paligjshëm në një farë mënyre dhe pa ndonjë moral të madh politik,” – u shpreh Muça./  S.M

Të fundit

Vrasja e efektivit në Fier, gazetari Hoxha: Ngjarje tepër e rëndë për sigurinë!

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një program televiziv komentoi vrasjen e policit Novruz Cenalia nga Azgan Mërnica në...

Rajoni i Korçës “mbulohet” nga një pluhur masiv rëre

Prej dy ditësh në orët e paraditeve dhe pasditeve pjesa më e madhe e fushës së Maliqit por dhe zona të caktuara të fushës...

Kontakt me rrymën/ Ndërron jetë pronari i hotelit në Dhërmi

Tre persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi. Sipas policisë, pronari dhe dy punonjës të një hoteli po punonin për ndriçimin...

Balla: Forcat “Blu” operacione për goditjen e kultivimit të kanabisit në Tiranë, Berat…

Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka në luftën kundër kanabisit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se, “pesë operacione të tjera...

Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore, por çfarë ndodh ndaj banesave

Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë...

Lajme të tjera

Web TV