SHBA/ 112 të vdekur dhe mbi 8 mijë raste të reja për 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shtetet e Bashkuara janë raportuar 8.114 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 112 persona kanë vdekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në më shumë se 32,000, ndërsa 414 vdiqën.

Pothuajse gjysma e rasteve të regjistruara, rreth 15.168 të infektuar ishin në shtetin e Nju Jorkut, ku guvernatori Andrew Cuomo tha të dielën në mëngjes se rreth 40% deri në 80% të banorëve mund të infektoheshin me koronavirus.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio tha se ai planifikon të izolojë plotësisht qytetin, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. De Blasio, në një intervistë për NBC kërkoi nga presidentit Donald Trump që ushtria amerikane të merrte përsipër logjistikën për të krijuar dhe shpërndarë pajisje mjekësore.

“Nëse presidenti nuk bën diçka, njerëzit do të vdesin,” tha de Blasio. De Blasio ka urdhëruar mbylljen e qytetit nga ora 5 sipas kohës lokale, përveç shërbimeve të urgjencës dhe punëtorëve

Të fundit

‘Travel Awaits’: Shqipëria mes vendeve më të mira për një arratisje unike evropiane

Ballkani përfshin disa vende në rajonin juglindor të Evropës. Nga këto vende, ju ndoshta keni vizituar shtetin më të...

Kur Kina rehabilitoi Shekspirin dhe Bethovenin, armiqtë e Revolucionit Kulturor

Nga Leonard Veizi   Veç të tjerash, 11 Shkurti si datë, por në kontekstin e vitit 1978, mbahet mend edhe si dita kur në Kinën komuniste...

Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

Nga Dardan Malaj   Strategu i fushatës së Trump Chris LaCivita do të bëjë piarin e fushatës së opozitës në Tiranë! Ok, veç dy gjëra duhen...

Kush i ka votat për Qeverinë?

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri,...

Opozita në delir: U arrestua nga presioni jonë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës duket se e ka çuar në delir opozitën e cila pretendon se arrestimi i tij ka ardhur...

Lajme të tjera

Web TV