VIDEO/ Spektakël dritash si solidarizim me personelin shëndetësor në kullën Eiffel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia ishte vendi i parë që u solidarizua me personelin shëndetësor dhe këdo që është në krye të detyrës në luftën ndaj koronavirusit, duke dalë e duartrokitur për ta në dritare e ballkone.

Këtë shembull e ndoqën më pas shumë vënde të tjera me mënyrat e tyre dhe së fundmi edhe Franca është solidarizuar me këta persona.

Mbrëmjen e djeshme kulla Eiffel ka dhuruar spektakël dritash si shenë falenderimi për personelin shëndetësor që këto ditë nuk po qëndron në shtëpi pranë familjeve, por janë në shërbim të popullit dhe në vijën e parë të frontit ndaj koronavirsuit.

Kulla Eiffel prej një jave është e mbyllur për vizitorët për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit, por tradicionalisht tashmë çdo orë 8 të mbrëmjes ajo ndizet përreth 5 minuta.

Franca po ashtu si shumë vende të tjera është goditur shumë nga koronavirusi, duke numëruar 16 mijë të prekur nga të cilët 674 viktima dhe 2 mijë e 200 të shëruar./Fjala.al/

Të fundit

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i...

Tregu i prishur i banesave po ushqen ekstremën e djathtë në Europë

Nga Kirsty Major Nga Lisbona në Amsterdam, politika e banesave ka krijuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve. Por, si zbulojnë autorët në serinë...

Përmbytje në Korenë e Jugut/ Bilanci tragjik rritet, priten rrebeshe të tjera

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara...

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

Lajme të tjera

Web TV