Pse Basha ka më shumë fuqi se Berisha sot!/ Flet avokati i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Idajet Beqiri thotë se grupimi i Lulzim Bashës, ndonëse i paktë në numër ka një fuqi më të madhe se grupimi i Berishës dhe kjo sipas avokatit, nuk vjen nga numrat, por nga mbështetja e shqiptarëve.

I ftuar në Dritare TV zoti Beqiraj tha se pavarësisht përpjekjeve ata që nuk kanë mbështetje nga ndërkombëtarët, nuk kanë më asnjë forcë politike.

“Lëvizjet e fundit të Berishës, janë të dëshpëruara. Shikoj numra, u bënë 40 deputetë bashkë thonë.

Por unë s’kam parë deputetë që flasin, veçse Saliun dhe Metën. të tjerët janë vegla dhe shërbëtorë të kësaj dyshe. Ata i kanë marrë, promovuar, paguar dhe futur në korrupsion.

Të rrihesh e gjakosesh e më pastaj të ulesh në një tryezë nuk është normale. Bashkë pas kësaj sitate të bën vetëm korrupsioni.

Me të vërtetë Basha mori 105 mijë vota, por ai nuk doli në të gjithë Shqipërinë. Garoi vetëm në disa bashki.

Basha nuk bëri fushatë më 14 maj. Dhe përsëri mori 105 mijë vota. Ndaj kjo forcë që duket e vogël, është e madhe.

Ndërsa forca e Berishës, është e vdekur. Kjo do të shikohet në zgjedhjet e 2025, dhe unë mendoj që as 10% e tyre nuk do të dalin më deputetë.

Tritan Shehu, Flamur Noka, Sali Berisha, Ilir Meta, apo Edi Pakola, nuk hyjnë më në Kuvendin e Shqipërisë. S

hqiptarët u ndanë me ta, kur SHBA i vuri vulën Berishës. Gazment Bardhi nuk la gjë pa thënë për Berishën, u rrah nga ai, pastaj ulet me të. Nuk ka hajër Shqipëria nga njerëz si Gaz Bardhi”, u shpreh Beqiri /  S.M

Të fundit

Ndarja e “Medaljeve”, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare

U zhvillua sot ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantët dhe studentët më të mirë të...

2025 shpallet “Vit i shenjtë”! Papa Françesku: Falje jubilare mëkatesh

Mbrëmjen e sotme, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap “Vitin e Shenjtë”, një ngjarje tradicionale fetare e një pelegrinazh solemn në Bazilikën e...

Pse është aq e vështirë lënia e duhanit?

Një studim i ri tregon se 43 për qind e femrave që e lënë duhanin gjatë kohës së shtatzënisë i rikthehen atij përsëri pak...

“I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres

Xum Allushi, një ndër personazhet që është bërë pjesë e Big Brother VIP4, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij. Ai tha se...

Tradita e festës shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë/ Historia e Krishtlindjeve

Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë së krishterë, por tradita e festave përreth kohës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa...

Lajme të tjera

Web TV