Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi, ku duket se me qindra njerëz po humbasin jetët çdo ditë ka bërë që planet e UEFA-s të ndryshojnë sërish.
Në mbledhjen e qeverisë evropiane të futbollit me 55 federatat e saj të martën e 17 marsit u vendos që çdo kampionat vendas të mbyllej në fund të qershorit, jo në fund të majit siç ishte parashikuar deri në ato moment, por tashmë duket se dhe ky afat është i pamundur për t’u arrirë.
Mediat italiane raportojnë se UEFA mund të vendosë të ulë numrin e ndeshjeve të Kupave si dhe të anulojë dritaren e qershorit për sfidat e kombëtareve. Sipas tyre, kjo është një lëvizje e detyruar, pasi situata në kontinentin e vjetër me virusin Covid-19 është e rënduar dhe ka pak gjasa të përmirësohet shumë shpejt. Kjo gjë e bën të pamundur skenarin UEFA-s që kampionatet të rifillonin dhe të mbylleshin deri më 30 qershor./Fjala.al/