Me një shkresë zyrtare të mbërritur në Parlament, kryetari I PD-së zyrtare Lulzim Basha ka emëruar Flutura Açkën si drejtuese të Grupit Parlamentar të PD-së.
Ky pozicion deri më tani mbahej nga Gazmend Bardhi I cili javët e fundit I është bashkuar Grupimit Berisha bashkë me 19 deputetë. Pavarësisht se Basha nuk ka numrat, vetëm tetë deputetë pas vetes ka përdorur “vulën e kryetarit” që të kryejë lëvizjet për drejtimet në Parlament.
Flutura Açka merr postin e kryetares se Grupit Parlamentar të PD. Ndërkohë, janë zbardhur edhe përbërja e grupit parlamentar, ku nënkryetar tjetër do të jetë dhe Kreshnik Çollaku. Sakaq, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri do të kenë të njëjtin pozicion si më parë.
Kujtojmë se detyra e kreut të grupit të PD-së mbahej nga Gazment Bardhi. Kjo ka sjellë qëndrimin e ashpër të Bardhit i cili ka akuzuar kryeparlamentaren Lindita Nikolla që po shkel rregulloren e Parlamentit, pasi sipas tij mazhoranca nuk mund të caktojë se kush do të jetë në krye të grupit parlamentar të opozitës.
Me tone të ngritura bardhi është është drejtuar Nikollës me fjalët: “Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?”, iu drejtua ai, drejtueses së Parlamentit. Nga ana tjetër Nikolla është shprehur se shkresa ka ardhur nga kreu i PD-së dhe do të administrohet nga zyra juridike e Parlamentit dhe më pas do të vendoset se kush do të jetë në krye të Grupit Parlamentar të PD-së.
Kjo çështje tashmë sa politike mbetet edhe ligjore. Bardhi gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve të opozitës, por Basha nga ana tjetër disponon vulën, duke bërë ndryshime të shumta dhe larguar kundërshtarët e tij politik, duke caktuar në detyra vetëm tetë deputetët që e kanë mbështetur.