Bashkia e Kukësit është e vetmja në vend që nuk ka nisur regjistrimin e popullsisë dhe banesave, për shkak te zgjedhjeve te pjesshme qe do te mbahen më 24 shtator. Ndërkohë “Censi 2023” ka filluar ne dy bashkitë e tjera te qarkut, Has dhe Tropojë, me 41 anketues në terren.
Për bashkinë Kukës Censi pritet te filloje ne muajit tetor, ku rëndësi te veçantw shihet deklarimi i minoritareve tw zonës se Gores, shumica ne fshatin Shishtavec një zonë e banuar nga minoriteti bullgar.
Në Shkodër këtë të hënë nisi Censi i Popullsisë dhe banesave. Rreth 300 anketues janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave dhe të dhënat që do të mblidhen në 6 javë.
Në qarkun e Beratit janë angazhuar 241 anketues të cilët të cilët po mbledhin derë më derë të dhënat për popullsinë dhe banesat.
Report TV ndoqi nga afër punën e anketuesve në qytetin e Krujes, të cilët po marrin në pyetje dhe pronarët e bizneseve.
Deri më tani anketuesit e INSTAT nuk kanë hasur vështirësi apo kundërshti nga ana e banorëve.
221 anketues kanë zbarkuar në terren në të tre bashkitë e qarkut te Lezhes, për të regjistruar popullsinë rezidente, dhe për të grumbulluar përmes vetedeklarimit, të dhëna që lidhen me numrin e banoreve, etnine, gjuhen, fenë, ekonominë të ardhurat dhe standartin e jetesës.
Në qytetin e Durrësit do të operojnë 280 anketues të cilët paraqiten pranë çdo familjeje për të plotësuar formularin.
Kësaj here i gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti, me 100 pyetje, nga të cilat vetëm 3 janë opsionale/I.S