Nano, beteja e një jete!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Është një lloj burgu numër 2 beteja që Fatos Nano po bën prej 29 gushtit në spitalin “Hygeia” në Tiranë.

I futur në terapi intensive me tuba dhe me maskë oksigjeni në fytyrë, politikani që arriti të fitojë betejën e parë pas 1560 ditëve qëndrimi në qeli, tani i duhet të fitojë një betejë akoma më të vështirë: Atë me jetën.

3 herë kryeministër, 1 herë zëvendëskryeministër, 5 herë i zgjedhur deputet, 14 vjet kryetar i PS-së, 3 vjet, 6 muaj e 10 ditë qëndrim në burg të padrejtë, bilanci i tij në politikë nuk i ngjan askujt në historinë e Shqipërisë moderne. E nëse periudhën nga viti 1991 deri në 2005 në Shqipërinë politike do ta quanim epokë, ajo mban emrin e një politikani: Fatos Nano.

I pari politikan me teserën e komunistit që u bë reformator, si fillim duke zëvendësuar kryeministrin e fundit të atij regjimi Adil Çarçani dhe më pas duke aplikuar ekonominë e tregut.

I pari politikan që reformoi Partinë e Punës duke u zgjedhur kryetar i saj si pasardhës i Ramiz Alisë jo vetëm duke i ndryshuar emrin nga Partia e Punës së Shqipërisë në Partia Socialiste e Shqipërisë, por duke e strukturuar dhe drejtuar atë me koncept perëndimor demokratik, ndërkohë që anëtarësia dominohej nga koncepti i vjetër bolshevik e lindor.

I pari politikan i kësaj partie që mbajti pa të drejtë peshën e përgjegjësisë për komunizmin duke u bërë i pari socialist që dënoi publikisht nomenklaturën komuniste dhe regjimin e Enver Hoxhës dhe duke ndryshuar edhe mentalitetin komunist në parti.

I pari politikan që pagoi një çmim të lartë që duke qenë kryetar i opozitës socialiste të asaj kohe vuajti burgun si kundërshtar politik e konfirmuar kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga autoritetet ndërkombëtare në Evropë dhe SHBA.

Lexo edhe :  Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

I pari politikan që emancipoi politikën shqiptare duke e treguar këtë me shembullin vetjak. Takimi tij me Sali Berishën më 31 janar 2002 në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan tregonte se Nano jo vetëm nuk ishte hakmarrës për burgun që bëri, por kjo ndikoi në zbutjen e politikës aq të ashpër në Shqipëri.

Të fundit

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Trump i anulon vizën ministrit brazilian të Drejtësisë

Një krizë e re diplomatike ka shpërthyer mes Brazilit dhe SHBA-ve pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se ministrit të Drejtësisë, Ricardo...

Lajme të tjera

Web TV