“Na jep 3500 euro ose të publikuam videot”, arrestohen dy të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar dy të rinj që kanosën një 63-vjeçar dhe i kërkuan para që të mos publikonin videot që ata kishin.

Njoftimi i policisë:

Kanosën një shtetas, që t’iu jepte 3500 euro, për mospublikimin e disa videove, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë, pas kallëzimit të marrë nga një 63-vjeçar, se dy shtetas e kanosnin vazhdimisht dhe i kërkonin para, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit F. F., 23 vjeç, dhe A. H., 24 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

Një individ në 2024 përfitoi rreth 8 mijë e 300 lekë më shumë në pagesën e tij mujore. Rritja e...

Kurti “merr me të mirë” SHBA-në: Marrëveshje kornizë për mbrojtjen

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja...

Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali

Në mbledhjen e sotme në Këshillit të Ministrave, qeveria ka emëruar në detyrë dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave. Sipas vendimit, bëhet fjalë...

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do...

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shtyn dhënin e vendimit

Për të dytën ditë me radhë Apeli i GJKKO ka shtyre dhënien e vendimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili...

Lajme të tjera

Web TV