Njerëzit zgjedhin të ndalojnë së piri për një sërë arsyesh dhe ky nuk është një vendim i lehtë. Dëshira për të përmirësuar shëndetin mendor, atë fizik dhe shumë arsye të tjera mund të qëndrojnë pas një vendimmarrjeje të tillë. Me kalimin e viteve, shumë të famshëm kanë folur hapur për këtë çështje, sesi ata hoqën dorë nga alkooli dhe si kjo u ndryshoi tërësisht jetën. Chrissy Teigen, Cara Delevingne, Naomi Campbell e plot yje të tjerë kanë rrëfyer për betejën e tyre me alkoolin.
Tom Holland
Tom Holland kuptoi që po e tepronte me pijen deri ditën kur vendosi të hiqte dorë. Sfidoi veten dy muaj pa pirë alkool dhe tha: “Nëse mund të bëj dy muaj pushim, atëherë unë mund ta bëj përgjithmonë”.
Demi Lovato
Kanë kaluar pesë vjet që kur Demi Lovato u shtrua në spital për shkak të mbidozës nga droga dhe teprimit me alkoolin. Sipas terapistëve të këngëtares, ajo ka vite që po ia del shumë mirë, shkon në palestër, ushqehet shëndetshëm dhe bën gjëra që e bëjnë të lumtur.
Cara Delevingne
Duke folur për Vogue gjatë një interviste, Cara tregoi me krenari se ishte esëll prej katër muajsh. Ju i mbani mend fotot që shqetësuan fansat e modeles, me cigare në dorë dhe tërësisht e alkoolizuar në një aeroport. “Punova me veten dhe jam mirë. Ky është një super ndryshim”.
Lana Del Rey
Në një intervistë për revistën GQ, Lana Del Ray foli për luftën me alkoolin sidomos gjatë viteve të adoleshencës. Por, në fund u bë esëll para se të mbushte 20 vjeç dhe pasi u transferua në New York për t’u marrë me muzikë.
Chrissy Teigen
Modelja Chrissy Teigen u shfaq në rrjetet sociale në korrik të vitit të kaluar për të zbuluar se kishte një vit që ishte esëll. 37-vjeçarja tregoi për ditët e errëta të varësisë ndaj pijeve, duke u thënë miliona ndjekësve të saj se “kurrë” nuk dëshironte që të ishte i njëjti person.
Nicki Minaj
Reperja Nicki Minaj u foli me maturi fansave në rrjetet sociale duke u shprehur se “e do jetën”. Madje, përgjigjes së një fansi në lidhje me alkoolin, Minaj iu përgjigj: “Unë jam esëll sepse e dua jetën”.
Calvin Harris
Superylli DJ Calvin Harris nuk ka futur pije në gojë prej tetë vitesh. Calvin është shprehur se pirja po ndikonte në performancat e tij, ndërsa tani që është esëll, shfaqjet janë një milion herë më të mira.
Drew Barrymore
Aktorja e mbajti të fshehtë zgjedhjen e saj për të hequr dorë nga alkooli dhe vendosi të flasë vetëm dy vite pasi ishte esëll. Ajo e mbajti të fshehtë rrugëtimin në luftën me alkoolin deri në pikën kur kishte fituar besimin absolut tek vetja.
Jessica Simpson
Këngëtarja u shfaq në rrjetet sociale për të reflektuar për katër vitet e të qenit esëll. Duke folur me ndjekësit në Instagram, 42-vjeçarja tha: “Ky personi para jush është një version i panjohur i vetes sime. Para pijes, kisha kaq shumë për të zbuluar për veten dhe jo vetëm”.
Naomi Campbell
“Periudha midis viteve 1998 dhe 2005 ishte ndër më të vështirat, sa unë shmangia të shihja veten në pasqyrë, sepse nuk më pëlqente personi që isha përballë vetes”. Naomi u shtrua në një qendër rehabilitimi për varësinë nga kokaina në vitin 1999 dhe vazhdon të flasë për përvojat me drogën dhe alkoolin që t’u vijë në ndihmë të tjerëve.
Miley Cyrus
Duke ndarë një histori varësie në familjen e saj, Miley tha në një intervistë para tri viteve se ishte esëll. “Unë kam qenë esëll për gjashtë muajt e fundit. Shkak u bë një operacion vokal, ku pija po e përkeqësonte situatën deri kur e lashë. Ishte vërtet e vështirë, por ia dola”.
Jada Pinkett Smith
Tashmë, esëll nga droga dhe alkooli për më shumë se 25 vjet, Smith tregon se momenti i vetëdijes për të hequr dorë nga alkooli i erdhi kur kuptoi që pinte dy shishe verë rregullisht në ditë.
Daniel Radcliffe
Ylli i “Harry Potter” shpjegoi se problemi me alkoolin i buronte nga ndjenja e humbjes së njerëzve dhe gjërave në jetë. Duke folur për vendimin e të qenit esëll në një moshë të re, ai tha se ndihej shumë i lumtur.
Eva Mendes
Ajo foli për përvojën në rehabilitim gjatë një bisede me Interview. “Unë jam krenare për njerëzit që kanë vendosmëri dhe e mposhtin frikën për t’u përballur me demonët dhe për t’u përmirësuar,” u shpreh aktorja.
Bradley Cooper
Gjatë një bisede me The Hollywood Reporter, Bradley tha se arsyet për të hequr dorë nga alkooli ishin se ai donte të arrinte sa më shumë gjëra në jetë. “Unë nuk pi më dhe nuk marr drogë. Kuptova se nuk do të jetoja sipas potencialit tim, por e kapërceva atë.”
Leona Lewis
Për fituesen e X Factor, shija e pijes është ajo më e pakëndshmja në gjithë suksesin si këngëtare. “Unë nuk pi më, e urrej shijen e alkoolit,” tha ajo për InStyle.
Anne Hathaway
Në vitin 2019, aktorja njoftoi se do të hiqte dorë nga pija pas 18 viteve sakrificë dhe pas statusit të ri si nënë. Ajo thotë se ndihet shumë krenare për vendimin, duke e cilësuar si më të mirin e jetës së saj./E.Ç