Daçiç: E kemi thënë më parë, Kurti është ai që do të ndezë fuçinë e barutit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se deklaroi se lidershipi serb, e ka thënë më parë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë ai i cili do të ndezë fuçinë e barutit.

Për RTS, Daçiç u shpreh se po quhen terroristë, ata të cilët nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës.

“Tani po arrijmë në atë pikë ku ata që kundërshtojnë terrorin e Kurtit dhe që nuk e pranojnë Kosovën e pavarur quhen terroristë. Kur Serbia shpalli grupet terroriste, deri në vitin 1999, në Kosovë u vranë nga 300 deri në 400 policë. A ka shprehur dikush ndonjëherë ngushëllime nga bashkësia ndërkombëtare”, theksoi ai.

Ai tha se serbët nuk kanë të drejtë as të shprehin në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, ndërsa popullata shqiptare në vitet e 90-ta, sipas bashkësisë ndërkombëtare, kishte të drejtë të luftonte kundër pushtetit serb.

“Ne nuk justifikojmë asnjë veprim të dhunshëm, na vjen keq për vrasjen e një polici, na vjen keq për humbjen e jetëve njerëzore të serbëve, na vjen keq në përgjithësi që një incident i tillë ka ndodhur sepse nuk është në interesin e Serbisë mbi të gjitha”, nënvizoi kryediplomati serb./I.S

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV