Denoncimi në Gazetën Fjala, qytetari: Si u kërcënova në karburant nga 4 policë!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Hamdi Skeja, është djali që pak kush mundet të mos e dijë historinë e tij në vendin tonë. Ai ka bërë një betejë jetësore për shëndetin e të birit, duke u kthyer për javë e muaj me radhë në kryefjalë të medias që u njohën me hallin e tij. Por tani, halli dhe pamundësia për të çuar jetën e tij përpara në kushte normaliteti me një fëmijë të sëmurë që vazhdon të jetë i pashëruar plotësisht, Hamdiu duhet të shkojë në punë.

Edhe në kohë pandemie, edhe në kohë karantine, edhe në kohë virusi nëpër këmbë, që mund të rrezikojë kur të dojë jetën e të birit të tij, ai sërish shkon në punë, për të mbajtur gjallë familjen e tij prej katër anëtarësh. Por Hamdiu, ditën e sotme, orëve të drekës është përballur me një grup prej katër vetash, dy prej të cilëve të veshur me uniforma policia.

Ai denoncon në gazetën “Fjala” rastin e tij duke hedhur dritë jo vetëm mbi konfliktin e sotëm po edhe të pak ditëve më parë me njërin prej tyre. Skeja, duke qenë i detyruar të gjendet në punë, me fëmijë të sëmurë në shtëpi, i pamundur t`i sigurojë ilaçet e duhura për shkak se nuk gjenden, është konfliktuar me ta, pasi ai edhe është kërcënuar me jetë prej tyre.

Rrëfimi     

“Unë punoj në një karburant këtu mes Kamzës dhe Bathores. Më duhet të mbaj familjen sepse nuk kam asnjë mundësi tjetër. Pronari më ka urdhëruar para disa ditësh që kushdo që nuk e fik mjetin e benzinës, kur të hyjë në karburant, mos i shërbe, pasi siç dihet është një rrezik potencial. Një herë më erdhi një punonjës i qarkullimit rrugor (efektiv) me një motor dhe nuk e fiku. I thashë: Zotëri fike mjetin, të lutem, sepse nuk të shërbej dot me mjet ndezur. S`dua tha! Po ec e mbushe! Unë i refuzova dhe i kërkova të largohet. Bëmë pak sherr atë ditë po ai iku.

Lexo edhe :  Vrasja e biznesmenit në Tiranë, policia njoftim të ri

Sot në drekë, rreth orës 12.00 vjen një makine me targa civile, AA 805 DV, brenda të cilit gjendeshin katër persona. Pashë që dy ishin me uniformë dhe dy të tjerë civil. Njëri nga këta me unifomë ishte konkretisht punonjësi i policisë rrugore me të cilin ishim konfliktuar për motorin, ndërsa tjetrin nuk e njihja. Personi që nuk e njihja më kërkoj të dhënat personale. I tregova emër mbiemër e kur vijoj më tej, atëherë nisëm konfliktin. Unë refuzova t`ju përgjigjem dhe iu thashë të largoheshin se ishin në ambientin e punës, por ata më thanë se do të na njohësh se kush jemi!

Unë në fakt nuk di kujt t`i kërkoj ndihmë pasi në këto kushte frike e paniku në të cilën ndodhet vendi, e di që askush nuk e ka mendjen tek unë, por unë besoj së policia është për të na mbrojtur e jo për të na kërcënuar. Unë e kam denoncuar edhe një tjetër kërcënim që më është bërë në Durrës dhe askush s`e ka vënë ujin zjarr, e sigurisht që do ta bëj sërish sepse fundja dikush do të na ketë në vëmendje”.

Kërcënimet

Sipas Hamdi Skejës, i cili ndër të tjera njihet edhe si poet në qarqet letrare,  ai do ta denoncojë kërcënimin me jetë që i kanë bërë punonjësit e policisë ditën e sotme. Ai saktëson se edhe rastin e parë të kërcënimit në Durrës jo vetëm që e ka denoncuar në prokurori por madje ka trokitur edhe në dyert e Avokatit të Popullit e sërish asnjë e dhënë veprimi nuk i është vënë në dispozocion. Ai e kupton se koha tani nuk është e mundur ta kryejë këtë denoncim por ai bën me dije se sapo të krijohet mundësia do të realizojë padinë dhe do të vërë në dispoziconin edhe pamjet e të dy debatve që janë bërë në karburant me personat konkret.

Të fundit

Studimi: Përdorimi i kokainës në Francë është pothuajse dyfishuar brenda një viti

Përdorimi i kokainës në Francë pothuajse u dyfishua në vitin 2023, me 1.1 milionë njerëz që e merrnin këtë...

“Po më shqetëson gjendja e Gjestit…”/ Psikologia e njohur bën deklaratën e papritur

Antigona Sejdiu, e njohur si psikologe dhe mjaft prezente në TV, së fundi ka folur edhe për Gjestin. Në “The Elite Way”, ajo ka treguar...

Reshjet masive të borës, probleme në qarkullimin e automjeteve në disa zona malore

Rruga e fshatit Senisht, që lidh këtë zonë me qendrën administrative të Gorës, vazhdon të jetë e bllokuar prej dy ditësh për shkak te...

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë...

Shpërthen “Tik Tok-u” i ri, miliona shkarkime nga amerikanët për aplikacionin kinez

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA ditët e fundit, përpara një...

Lajme të tjera

Web TV