Konferenca e kryetarëve/ Shqyrtohet kërkesa Bardhi – Berisha për komisionet hetimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa minutash është mbledhur konferenca e kryetarëve për të shqyrtuar një kerkesë që vjen nga opozita e bashkuar, në lidhje me ngritje e dy komisioneve hetimore.

Partia socialiste mendon se nuk ka kushte për të ngritur asnjë prej këtyre komisioneve, pasi e konsideron këtë objekt hetimi të gjerë.

“Konferencë për të shqyrtuar një kërkesë që vjen nga opozita e bashkuar për të ngritur dy komisione hetimore. Një prej tyre është për  të parë se si janë përpunuar të dhënat personale dhe nëse është sulmuar sistemi TIMS.

PS mendon nuk ka kushte për të ngritur kushte qoftë për këtë, qoftë për koncesionet në shëndetësi, sepse e konsideron këtë objekt hetimi të gjerë edhe pse për Bardhin, këto janë vetëm justifikime të PD për të mohuar një të drejtë kushtetuese që i garantohet opozitës.

Përderisa mazhoranca heziton, opozita është gati të riformulojë bazën e hetimit, por PS ende nuk është shprehur e gatshëm.

Edhe në të shkuar në lidhje me komisionet, PS ka vepruar ngjashëm si sot. Sepse PS vlerëson se sa herë të ketë një firmë të Berishës, që nga momenti që ai është shpallur “non grata” kërkesa të mos merret parasysh.

Së dyti socialistët thotë se për sa kohë një ligj për komisionet hetimore ende nuk është ribërë, nuk ka më vend për të bërë hetime parlamentare të reja, por në vlerësim të opozitës kjo është diçka absurde” tha Konomi.

Në lidhje me pretendimet e Bashës, gazetarja tha se kreu i PD ka pretendime të shumta, por ata nuk shkojnë në përputhje me votat që ai ka. Për të kërkuar një komision në parlament duhen 35 vota, Bardhi – Berisha i kanë, Basha jo./I.S

Të fundit

Strehimi në Tiranë, si do funksionojë programi për kreditë dhe banesat sociale

BESARTA BASHA/ E dyndur nga individë e çifte të reja që kanë zgjedhur të nisin jetën në kryeqytet, Tirana ka...

3 Shkurt 1924/ Woodrow Wilson, ndahet nga jeta presidenti amerikan

Woodrow Wilson, presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara, vdes në Uashington në moshën 67 vjeçare. Në vitin 1912, kur guvernatori i Nju Xhersit u...

Grammy 2025/ Nga Taylor Swift te Beyonce e Lady Gaga, yjet mahnisin me veshjet e tyre

Mbrëmjen e së dielës, në Los Angeles, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy 2025. Yjet parakaluan të tapetin e kuq, duke zbuluar veshjet...

Përplasen dy mjete në aksin “Cërrik-Gramsh”, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë...

Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë për të regjistruar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një ftesë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi për t’u regjistruar për zgjedhjet më 11...

Lajme të tjera

Web TV