Gazetari Artan Hoxha ka mohuar që videoja erotike e Luana Vjollcës të ketë dalë nga telefoni i Ervis Martinajt. Sipas tij, aplikacioni SKY nuk akseson video.
Po ashtu ai ka mohuar zërat se vajzat e showbizit marrin nga 100 mijë euro. Sipas tij, ata vrasin për 50 mijë euro dhe nuk ka sens t’i paguajnë ato nga 100 mijë euro.
“Bëhet fjalë, ose u tha për video që kanë dalë nga një celular të sekuestruar nga SPAK. Nëse do të ishte e vërtet, do të ishte shumë e rëndë. Që të dalin prova nga SPAK, qoftë edhe video, është një gjë shumë e rëndë. Bëhet fjalë për telefonin e Vis Martinaj.
Thuhet se kjo video ka dalë nga telefoni i Vis Martinajt dhe nga telefoni SKY. Së pari, Sky nuk ka opsionin video. As dërgohej, asgjë. Kjo nuk ka dalë nga telefoni SKY.
Zhdukjen e Martinajt e heton prokurori i Kurbinit. Sky nuk ka video. E kam parë atë video, por çfarë rëndësie ka ajo? Ajo është video banale.
Publikimi i atij lajmi, iu vesh SPAK-ut. Nuk ka asnjë provë që t’i ketë ndodhur SPAK-ut.
Pse është përdorur? Pse mund ta kenë bërë? Ai u bë lajmi më i klikuar i fundjavës.
Ajo video nuk ka ndonjë hata, por u bë abuzimi, që thanë shkojnë për 100 mijë euro nata… Tani këta vrasin për 50 mijë euro, si paguajnë 100 mijë euro nata për vajzat e showbizit”, deklaroi Hoxha. / S.M