Luizi injoron totalisht Oltën në skenën e “DWTS”, si reagoi aktorja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spektakli i ‘Dancing With The Stars’ ka nisur mbrëmjen e djeshme me performanca ‘elektrizuese’ dhe plot surpriza. Konkurrentët kanë përjetuar emocionet e para, ndërsa nuk kanë munguar as kritikat. Ashtu siç ishte paralajmëruar, një nga surprizat ishte edhe performanca e Luizit, por jo si konkurrent.

Ai ka kënduar për herë të parë vijën melodike ‘Pa ty’ të filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ ku ai ka rol protagonist.

Bora dhe Eno më ketë rast, ftoi në skenë disa nga aktorët e ‘kastit’ që janë pjesë e ‘DWTS’ por në rolë të ndryshme. E këtu flasim për Oltën, e cila është vendosur në rolin e jurisë, Eni Shehu konkurrent dhe Luizi si surpriza e mbrëmjes.

Ajo që vumë re ishte ‘indirefenca’ e Luizit dhe Oltës teksa u shfaqën në skenë dhe u pyetën për eksperiencën e tyre në film.

Luizi fillimisht nuk dha asnjë koment, ndërsa ishte Olta ajo që ‘theu akullin’ duke komentuar vijën melodike e gjithashtu duke përgëzuar Luizin për performimin e këngës.

Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës e ka ‘zanafillën’ që nga sheshi i xhirimit ku përflitet se ka patur përplasje të forta.

Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV