A është e nevojshme të heqësh dorë nga qumështi? Çfarë thonë ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për ushqimin dhe shëndetin, një temë që përflitet shumë është qumështi. Produktet e qumështit etiketohen përgjëgëse për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë prej shumë kohësh qarkullojnë informacione të ndryshme nëse qumëshi dhe nënproduket e tij duhet të përfshihen në regjimin ushqmor.

A është e nevojshme të heqësh dorë nga qumështi? Apo i bëjmë dëm trupit duke e eleminuar nga regjimi ushqimor? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me këto pyetje, rreth të cilave ekspertët japin këshillat e tyre.

A është e natyrshme të konsumoni qumësht?

Ne jemi specia e vetme që pimë qumështin e një kafshe tjetër dhe e vetmja që vazhdon ta bëjë këtë edhe në moshë të rritur. Konsumi i qumështit është shumë i zakonshëm në disa kultura dhe aspak i zakonshëm në të tjera.

Disa njerëz besojnë se konsumi i rregullt i qumështit pas foshnjërisë është i panatyrshëm ose që qumështi i lopës duhet të jetë vetëm për viçat. Por në përgjithësi, çfarë është “e natyrshme” ose “e panatyrshme” mbetet e paqartë. Ne bëjmë shumë gjëra të shëndetshme që mund të mos duken shumë të natyrshme.

Disa dietologë besojnë se qumështi nuk është një element kyç për një dietë të ekuilibruar. Dhe sigurisht që ju mund të merrni lëndët ushqyese që ju nevojiten edhe nëse nuk konsumoni qumësht ose nënproduktet e tij.

Kalciumi, vitamina D dhe ushqyes të tjerë që gjenden tek qumështi mund të gjenden gjithashtu tek peshku, zarzavatet me gjethe jeshile dhe fasulet.

Megjithatë, dietologët shprehen se lehtësia me të cilën trupi juaj mund të thithë dhe të përdorë vlerat ushqyese ndryshon në varësi të ushqimit.

Dhe se burimet bimore të kalciumit mund të mos ofrojnë aq shumë kalcium sa ofrojnë produktet e qumështit.

Lexo edhe :  Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Në fund të fundit, produktet e qumështit nga lopët, dhitë dhe kafshët e tjera nuk janë të dëmshme për shumicën e njerëzve dhe mund të konsumohen pa ndonjë problem.

A është qumështi i dëmshëm për shëndetin?

Në të vërtetë ka disa arsye se pse nuk duhet të konsumoni qumësht. Të tilla si ndonjë alergji e mundshme ose problemet që ai mund të shkaktojë në sistemin tretës.

Por nëse trupi juaj e toleron, qumështi është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese dhe mund të keni disa përfitime shëndetësore prej tij./   S.M

Të fundit

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla,...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Lajme të tjera

Web TV