Një tjetër person ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit në qytetin Shkodër, duke e çuar në tre numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Personi në fjalë mësohet të jetë nga Puka, i cili ka qenë i shtruar në Spitalin e Shkodrës, tek Infektivi, ku i është bërë tamponi dhe ka rezultuar negative raporton BË.
Por, më pas, ai është dërguar në Tiranë dhe pas skanerit ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë pas këtij rasti, po bëhen analizat e stafit mjekësor, të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Shkodrës, të cilët kanë pasur kontakte me këtë person.