Ndodh dhe kjo! Çmimi i naftës dhe arit rritet pas agresionit në Izrael

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhuna që shpërtheu këtë fundjavë në Izrael ka pasur ndikimin e vetë edhe në bursën botërore, teksa zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme po ndiqen nga afër.

Persona të armatosur nga grupi palestinez Hamas hynë në Izrael në një sulm të paprecedentë të shtunën, ndërsa vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, dënuan sulmin dhe premtuan mbështetje për Izraelin.

Rritja e rrezikut gjeopolitik ka sjellë blerje në masë të arit dhe dollarit amerikan, por edhe të naftës, prodhimi i së cilës u vu në dyshim pas nisjes së tensioneve në rajon.

“Ky është një shembull i mirë se pse njerëzit kanë nevojë për arin në raste të tilla. Është një mbrojtje e përsosur kundër trazirave ndërkombëtare,” tha Peter Cardillo, kryeekonomist në Spartan Capital Securities. “Sa herë që ka trazira ndërkombëtare, dollari forcohet,” tha ai.

Çmimi i naftës u rrit më shumë se 4 dollarë për fuçi me hapjen e tregut në Azi para disa orësh, ndërsa ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Arabia Saudite, si një nga prodhuesit kryesorë, lidhur me konfliktin.

Dhuna që shpërtheu këtë fundjavë në Izrael ka pasur ndikimin e vetë edhe në bursën botërore, teksa zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme po ndiqen nga afër.

Persona të armatosur nga grupi palestinez Hamas hynë në Izrael në një sulm të paprecedentë të shtunën, ndërsa vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, dënuan sulmin dhe premtuan mbështetje për Izraelin.

Rritja e rrezikut gjeopolitik ka sjellë blerje në masë të arit dhe dollarit amerikan, por edhe të naftës, prodhimi i së cilës u vu në dyshim pas nisjes së tensioneve në rajon.

Lexo edhe :  Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit

“Ky është një shembull i mirë se pse njerëzit kanë nevojë për arin në raste të tilla. Është një mbrojtje e përsosur kundër trazirave ndërkombëtare,” tha Peter Cardillo, kryeekonomist në Spartan Capital Securities. “Sa herë që ka trazira ndërkombëtare, dollari forcohet,” tha ai.

Çmimi i naftës u rrit më shumë se 4 dollarë për fuçi me hapjen e tregut në Azi para disa orësh, ndërsa ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Arabia Saudite, si një nga prodhuesit kryesorë, lidhur me konfliktin./  S.M

Të fundit

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

Lajme të tjera

Web TV