Covid-19/ Babai 39-vjeç pa sëmundje kronike, filmon lamtumiren për familjarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një baba, 39 vjeç, i gjendur në prag të vdekjes nga koronavirusi iu lut britanikëve që “të qëndrojnë në shtëpi” dhe “të mos bëhen idiotë”.

Matt Dockray, 39-vjeç, nuk kishte asnjë sëmundje kronike ndërsa në një moment u përballë me insuficencë respiratore, ndërsa dukej se mushkëritë e tija nuk po funksiononin mirë ai u vendos në terapi intensive. Mjekët thanë që mushkëritë e tij pa pritur kishin probleme dhe ai u sëmur në mënyrë kritike.

Kjo më jep mundësinë të paralajmëroj secilin prej jush që mendon se janë të pathyeshëm, ose që po shkelin çdo këshillë për të dalë pa asnjë arsye”, tha babai, me origjinë nga Wakefield, West Yorkshire.

“Thuajse çdo orë, unë po shikoj dhomat e shënuara me një rreth të kuq, që janë identifikuar ato kritike me Covid-19 – ndërsa familja e tyre u thonë lamtumirë përmes xhamit.

“Për të gjithë ata që mendojnë se ata thjesht mund të kenë një kollë dhe simptoma të buta, ose që mendojnë se e kanë pasur atë, dhe që do të jenë mirë – ju lutemi mos u bëni idiotë.

“Unë nuk ja dëshiroj këtë as armikut. Unë madje regjistrova një video për gruan dhe fëmijën tim për t’iu thënë lamtumirën sepse në një moment gati u dorëzova për shkak të dhimbjes dhe frikës.

“Unë kam qenë i sëmurë për tre javë, nga një kollë e vogël që në ditën kur pashë futboll në Wembley më 1 mars. Kisha të dridhura, ethe dhe dhimbje koke. Ditë për ditë, ndjehesha më keq, por vazhdoja – duke injoruar çdo këshillë.

Më pas unë nuk u largova nga shtrati për pesë ditët e ardhshme, dhe isha duke u përpjekur të qëndroja zgjuar për të marr frymë siç duhet. Më në fund, gruaja ime nuk mund të më dëgjonte më dhe thirri një ambulancë. … mjekët më thanë se kisha Covid-19 ” tha Matt Dockray./ DailyMail

Lexo edhe :  Trump nxjerr sërish SHBA nga UNESCO, çfarë pasojash ka ky vendim

Të fundit

Rama thërret kabinetin në Dajt! Kush e ka radhën për ‘shkundje’?

Edi Rama pritet që mesditën e së enjtes të rikthehet në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit me një...

Avioni në Itali rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

Pamjet tronditëse që tregojnë një avion të vogël teksa rrëzohet në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në...

Zyrtare/ Tronditet Partizani, Skënder Gega jep dorëheqjen nga posti i trajnerit

Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen nga Partizani. Klubi i kuq njofton vendimin e trajnerit tropojan, i cili është pranuar nga presidenti Demi.  Largimi vjen disa...

Mrekullitë e detit, 5 destinacione për zhytje në Evropë

Bregdetet e Evropës ofrojnë destinacione të shumta me dukshmëri të mirë dhe ekosisteme të larmishme, ku mund të humbisni veten midis peshqve shumëngjyrësh, koraleve...

Shabani provokon sërish Lapajn: Nuk doli daja im deputet, por motra jote

Endrit Shabani i Nismës Thurrje ka reaguar pasi KQZ i dha mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. Në një reagim në...

Lajme të tjera

Web TV