Nuk përballoi dot izolimin, 19-vjecarja i jep fund jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 19-vjeçare nga Britania e Madhe i ka dhënë fund jetës, pasi nuk ishte në gjendje ta përballonte izolimin në shtëpi, si masë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Emily Owen, e cila vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, kishte paralajmëruar njerëzit e saj të dashur vetëm disa ditë para tragjedisë se: “Më shumë njerëz do të vdesin nga vetëvrasja gjatë kësaj periudhe se sa nga vetë virusi”

Familjarët e viktimës kanë kërkuar që të ketë më shumë ndërgjegjësim dhe mbështetje gjatë pandemisë ndaj njerëzve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Ata thanë se Emily, ishte e shqetësuar për COVID-19 dhe ndikimin që mund të sillte izolimi në shëndetin e saj mendor.

Motra e saj, Annabel Owen, 21 vjeç tha në një postim në rrjetet sociale se: “Emily ishte shumë e shqetësuar për koronavirusin, por më shumë ishte shqetësuar për ndikimin e izolimit në shëndetin mendor dhe frika nga e panjohura.”/DailyMail

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV