Vrau 170 të mitur duke i prerë organet gjenitale, ndërron jetë në burg vrasësi Kolumbian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga vrasësit serialë më të këqij të fëmijëve në botë, Luis Alfredo Garavito nga Kolumbia, i njohur gjithashtu si “Përbindëshi i Genovas”, i cili vrau të paktën 170 të mitur, vdiq të enjten gjatë vuajtjes së dënimit, në moshën 66-vjeçare.

I burgosur që nga viti 1999, pasi u arrestua për tentativë për rrëmbim fëmijësh, Garavito vdiq në një klinikë në veri të vendit për shkak të “patologjive të shumta”. Në maj, mediat kolumbiane raportuan se ai vuante nga kanceri dhe leucemia.

Në vitin 2000, Luis Alfredo Garavito u dënua me 835 vjet burg për përdhunimin dhe vrasjen e të paktën 170 të miturve, kryesisht djem, midis viteve 1980 dhe 1999. Megjithatë, dënimi maksimal në vend është 40 vjet burg.

Ai gjithashtu pranoi se kishte kryer vrasje në vendet fqinje, Venezuelë dhe Ekuador. Sipas provave nga hetimet e kryera në Kolumbi, Luis Alfredo Garavito pozonte si një burrë i pastrehë, prift ose shitës ambulanti dhe joshi fëmijët me dhurata ose para përpara, në shumicën e rasteve, t’i përdhunonte dhe t’i vriste.

I njohur gjithashtu si “Bisha”, burri, i lindur në Henova, një komunitet i vogël në pjesën qendrore-perëndimore të vendit, i shoqëroi vrasjet me akte brutaliteti ekstrem. Ai preu organet gjenitale të viktimave të tij dhe ua futi në gojë.

Në një intervistë në vitin 2004 me rrjetin televiziv kolumbian RCN, ai deklaroi se ishte bërë i krishterë. “Tani më kanë falur (…) Ajo që është bërë është bërë. Nuk do të torturohem”, kishte thënë ai./   S.M

Të fundit

Inovacioni/ Versioni i fundit i ChatGPT e ka kaluar (pothuajse) testin Turing

ChatGPT4 po mëson të kamuflohet mirë: tani është në gjendje të zhvillojë një bisedë të vërtetë dhe në 54%...

Kumbari jeton

Karriera kriminale e bosëve që shënuan historinë e Cosa Nostra-s, kumbarët, në Itali dhe SHBA Nga Giuliana Rotondi  Kumbari jeton Historia e mafies është edhe ajo e...

“Si jetojmë në këtë botë të tmerrshme?”/ Këtu është e vetmja përgjigje që kam

Nga gjakderdhja në Ukrainë, Sudan dhe Gaza e deri te kthimi i Trump, ka kaq shumë arsye për të dëshpëruar. Por pak optimizëm i...

STG-44 gjerman apo AK-47 sovjetik, lufta për të prodhuar armën efektive të këmbësorisë

23 dhjetor 2013 ndahet nga jeta Mikhail Kalashnikov Nga Leonard Veizi Edhe sot e kësaj dite nuk dihet mirë se si avancoi modeli i pushkës automatike...

Reagimi i Ramës/ TikTok ndalohet për një vit në Shqipëri

Qeveria shqiptare ndalon TikTok për një vit, pas kërkesave të prindërve që shprehën shqetësime për ndikimin e platformës te fëmijët, edhe pse ngjarja tragjike...

Lajme të tjera

Web TV