Erdogan kritikon Blinken: Nuk i ndajmë qytetarët në hebre dhe mysliman,ata janë njerëz.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan është shprehur kundër deklaratave të kreut të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken.

Erdogan tha se Blinken nuk mund t’u drejtohet qytetarëve si hebre apo mysliman, pasi të gjithë janë qenie njerëzore.

Në fjalën e tij në ceremoninë e mbylljes së Forumit të 4 të Biznesit dhe Ekonomisë Turqi-Afrikë, Erdogan tha se pavarësisht fesë të gjithë duhet të trajtohen si qenie njerëzore.

“Sekretari amerikan i Shtetit thotë se “Unë po i afrohem Izraelit si çifut, jo si sekretar i shtetit. Çfarë lloj politike është kjo? Çfarë qasje është kjo? Kur e thoni këtë, si do të përgjigjeni nës të tjerët u thonë, ‘unë paraqitem si mysliman”? Ne nuk themi atje ka hebre dhe këtu turk, të gjithë janë qënie njerëzore”, tha ndër të tjera Erdogan.

Në të njëjtin kontekst, ai nuk ishte dakord me dërgimine aeroplanmbajtësve nga SHBA. “Për fat të keq, kjo nuk kontribuon në paqen, qetësinë, dialogun, diplomacinë dhe zbutjen e tensionit midis palëve,” tha ai.

Erdogan shprehu shqetësimin e tij për mundësinë e përshkallëzimit të tensionit dhe përhapjes së tij në rajon./I.S

Të fundit

SHBA do të vendosë armë në hapësirë, çfarë është “Kupola e Artë” e propozuar nga Trump!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola...

Redi Tusha, vëllai i truprojës së Berishës; Një ndër furnizuesit kryesorë të heroinës

Redi Tusha është një ndër personat e shpallur në kërkim pas goditjes së grupit të organizuar kriminal shqiptaro-italian gjatë zhvillimit të operacionit “Ura”, që...

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Gjysma e të rinjve do të përballen me probleme shëndetësore

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të shëndetit tek adoleshentët në mbarë botën. Një studim i publikuar në revistën The Lancet tregon...

Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Përgatiti: Leonard Veizi Ritmet e muzikës pop, që vazhdonin të kumbonin në veshët e gjithkujt që kishte ndjekur nga afër koncertin madhështor, papritur u tjetërsuan....

Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

Benjamin Netanyahu i zgjedh fjalët me kujdes, nën presionin e paprecedentë ndërkombëtar për shkak të katastrofës së vazhdueshme në Gaza, por ai nuk tërhiqet...

Lajme të tjera

Web TV