Trupat izraelite hyjnë në Gaza/ Raportohet për 70 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e Hamasit thanë se 70 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite ndaj autokolonave që po largoheshin nga qyteti i Gazës.

Zyra e mediave e Hamasit tha se makinat u sulmuan ndërsa po shkonin në jug nga qyteti i Gazës. Nuk ka informacione se kush ishte objektivi i sulmeve ajrore, apo nëse militantë ishin mes pasagjerëve.

Ushtria urdhëroi banorët të evakuonin qytetin herët të premten përpara një pushtimi të ndërhyrje nga toka.

Ndërsa kryeministri i Izarelit, Benjamin Netanyahu në një fjalim drejtuar kombit të tij tha se kundërofensiva e Izraelit në Gaza është “vetëm fillimi”.

“Sot, të gjithë e dinë se ne po luftojmë për atdheun. Ne kurrë nuk do ta harrojmë sulmin e Hamasit. Ne do të godasim armiqtë tanë me një fuqi të paprecedentë ” tha ai, sipas Times of Israel.

“Ne do ta shkatërrojmë Hamasin dhe do të fitojmë, por do të duhet kohë”, shtoi ai gjatë fjalimit të tij./I.S

Të fundit

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për...

Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku...

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për...

Lajme të tjera

Web TV