Çfarë vendimi u mor për Korreshin në DWTS?/ Deputeti: Ndihem si roje shalqiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Produksioni i “Dancing With the Stars” ka marrë vendimin për Saimir Korreshin, i cili ka thyer krahun dhe mbrëmjen e djeshme nuk mundi të performojë.

“Dancing With the Stars” është patentë e BBC, që vjen ekskluzivisht në Top Channel. Me rregulla të përcaktuara qartë, patenta për raste të tilla parashikon: “Nëse një prej konkurrentëve VIP lëndohet gjatë javës dhe ky lëndim të pengon të performosh në skenë, atëherë mund të bëhet një pushim një javor”.

Theksojmë, nëse me rekomandim nga mjeku, është e detyrueshme që të pushohet vetëm një javë.

Është vendim shumë i vështirë sepse ky pushim mund të lejohet vetëm një herë gjatë sezonit, dhe nëse përsëritet apo dëmtimi e bën të pamundur performancën për disa javë radhazi, atëherë automatikisht konkurrenti duhet të lërë garën.

Nga ana tjetër, deputeti shprehu dëshirën për të vazhduar garën.

“Po më hanë këmbët. Ndihem keq. Nata e parë ishte spektakolare. Asnjë nuk e kuptoi çfarë ndodhi në skenë. Beosj se do t’ia dal”, tha Korreshi./   S.M

Të fundit

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise,...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO?

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi së fundi sekretari i...

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel

Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV