Balluku: Një tjetër kompani e madhe energjetike franceze, ka nisur investimet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se investimet e kompanisë francezë “Voltalia” në vendin tonë janë dëshmi e qartë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Me një shënim në faqen e saj zyrtare në Facebook, Balluku u shpreh se kjo kompani është një shembull për t’u ndjekur edhe nga kompanitë e tjera që duan të investojnë në Shqipëri.

Ajo dha lajmin e mirë teksa shtoi se një tjetër kompani e madhe energjetike franceze ka nisur investimet në Shqipëri.

“Investimet e kompanisë së ekselencës franceze Voltalia në Shqipëri, janë dëshmi e qartë e marrëdhënieve ekonomike të intensifikuara në mënyrën më optimale vitet e fundit.

Shembulli #Voltalia është një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë investitorët e tjerë dhe me kënaqësi kemi konstatuar se dhe Total, një tjetër kompani e madhe energjetike franceze, ka nisur tashmë investimet në Shqipëri.

Mbrëmë gjatë darkës zyrtare, të organizuar në Pallatin e Brigadave për nder të Presidentit Macron, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Emmanuel Macron përgëzuan nga afër kompaninë Voltalia , por ishte dhe një mundësi e mirë për të diskutuar më tej me kolegun, Ministrin, Olivier Becht për planet zhvillimore të së ardhmes midis dy vendeve tona.”, shkroi zv.kryeministrja Balluku./   S.M

Të fundit

29 maj 1453/ Mehmeti II merr Konstandinopojën, Kruja reziston me Gjergj Kastriotin

Nga Leonard Veizi U njoh si “Fatih”, apo Mehmeti Pushtuesi. Ishte ende i ri kur hyri triumfalisht në zemrën e...

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

Lajme të tjera

Web TV